Albspirit

Media/News/Publishing

Dorëhiqet kryeministri i RMV, Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen pas rezultatit zhgënjyes në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Dorëheqja e tij është nga detyra e kryeministrit si dhe nga posti i kryetarit të LSDM-së. Vendim ka ardhur pasi rezultati paraprak i raundit të dytë i jep fitore VMRO-DPMNE.

Ende nuk dihet nëse kjo dorëheqje do të pasohet me deklarim të zgjedhjeve të parakohshme. Apo nëse do të ketë negociata për të formuar një qeveri të re po në drejtimin e LSDM-së.

Please follow and like us: