Kush është hebreja e fundit në Afganistan, ardhur në Shqipëri?
Tova Moradi, një hebreje e lindur dhe rritur në Kabul dhe ku jetoi atje deri javën e kaluar, u largua nga Afganistani për në Shqipëri nga frika e sigurisë, së bashku me fëmijët dhe afërsisht 20 nipërit e saj, falë ndihmës së një organizate izraelite, aktivistëve dhe hebrenjve filantropistë.
“E doja vendin tim, e doja shumë, por duhej të largohesha sepse fëmijët e mi ishin në rrezik”, tha Moradi për Associated Press nga lagjet e saj modeste në Golemi, vendpushimi buzë plazhit i cili është të shndërruar në shtëpi të improvizuara 2000 refugjatë afganë.
Moradi, 83 vjeç, ishte një nga 10 fëmijët e lindur në një familje hebreje në Kabul. Në moshën 16-vjeçare, ajo iku nga shtëpia dhe u martua me një musliman. Ajo kurrë nuk u konvertua në Islam, mbajti disa tradita çifute dhe nuk ishte sekret në lagjen e saj se ajo ishte çifute.
“Ajo kurrë nuk e mohoi judaizmin e saj, ajo thjesht u martua për të shpëtuar jetën e saj pasi nuk mund të jesh e sigurt si një vajzë e re në Afganistan,” tha vajza e Moradi, Khorshid, nga shtëpia e saj në Kanada, ku ajo dhe tre vllezërit e saj u shpërngulën pasi talibanët morën pushtetin për herë të parë në Afganistan në vitet 1990.
Pavarësisht kundërshtimeve rreth vendimit të saj për t’u martuar jashtë besimit, Moradi tha se ajo qëndroi në kontakt me disa nga familja e saj gjatë viteve. Prindërit dhe vëllezërit e motrat e saj u larguan nga Afganistani në vitet 1960 dhe 1980.
Prindërit e saj u varrosën në varrezat Har Menuhot të Jeruzalemit dhe shumë nga vëllezërit e motrat e saj të mbijetuar dhe pasardhësit e tyre jetojnë në Izrael.
ova Moradi nuk ka folur me asnjë nga motrat e saj për gjysmë shekulli, në fakt deri këtë javë, kur i ka parë ato dhe fëmijët e tyre përmes video-telefonatës.
Gjatë periudhës së parë të sundimit taleban nga viti 1996 deri në pushtimin e SHBA në 2001, ajo jetoi një jetë të izoluar, si dhe thuhet se u fsheh nga rabini Isaac Levi, një nga hebrenjtë e paktë të mbetur në Afganistan.
E ndërkohë që Moradi po përgatitej për arratisjen së bashku me rabinin aty nga viti 2005, ai u sëmur dhe vdiq. Eshtrat e tij u transferuan në Izrael dhe u varros atje.
Pasi talebanët u kthyen në pushtet në gusht, Moradi dhe familja e saj kishin frikë sepse, pavarësisht premtimeve nga sundimtarët e rinj për të rivendosur paqen dhe sigurinë.
Një familje në Kanada iu drejtua një biznesmeni hebre në Toronto për ndihmë dhe drejtori i IsraAid, një organizatë që ndihmonte njerëzit në nevojë në mbarë botën dhe tani afganët të largoheshin nga vendi, u informua për rastin.
Diplomatët afganë jashtë vendit, zyra e presidentit izraelit dhe biznesmenë hebrenj kontribuan gjithashtu në arratisjen e Tova Moradit.
Ajo tani ndodhet në Shqipëri me gjashtë të afërm të saj, ndërsa pjesa më e madhe e familjes ka mbërritur në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Të gjithë shpresojnë të jenë në gjendje të shkojnë në Kanada për të jetuar me fëmijët e tyre./shqip