Albspirit

Media/News/Publishing

Milionerët, bojkotues të Kuvendit

Mimozë Lakna
MIMOZË LAKNA

 

“Papërgjegjësia e treguar ndaj mandatit për t’i shërbyer legjislativit është e pafalshme. Mos të harrojmë se edhe pse për shumë kohë po bllokojnë dhe bojkotojnë punën e parlamentare, asnjëherë nuk hoqën dorë nga pagat e majme dhe  privilegjet si deputetë. Në anën tjetër vazhdojnë aktivitetin e tyre të angazhimeve në shumë vende duke marrë madje nga disa paga paralele nga buxheti i shtetit. A ka moral njerëzor këtu, me që politik nuk po shihet?”,  ka thënë Leon Duhanaj.

Tashmë kanë vendosur që të kthehen në Kuvend, të paktën për çështjen e Demarkacionit,  por Deputetët nga AAK-ja dhe Nisma, gjatë periudhës sa bojkotuan Kuvendin, nuk kanë hequr dorë nga pagat. Madje mungesa në Kuvend, veçse u ka shkuar për shtat, për shkak se janë angazhuar tek punët e tjera që i kanë apo tek bizneset e tyre. Gazeta “Bota Sot”, ka bërë një hulumtim, se sa paga marrin deputetët bojkotues, përveçse atë marrin nga llogari e Kuvendit.

Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj,  përveç pagës së tij nga Kuvendi, në bazë të asaj që ka deklaruar në Agjencinë Kundër korrupsion, për një vit nga paga si deputet merr mbi 22 mijë euro. Por përfitimet e Haradinajt nuk mbarojnë këtu, pasi ai ka një pronë të lëshuar me qera, nga e cila merr 27 mijë euro në vit. Po ashtu, Haradinaj, ka marr 724 euro nga mëditjet për udhëtim zyrtar jashtë shteti.

Ndërkaq, deputeti tjetër nga AAK-ja, Lahi Ibrahimaj, nga Kuvendi i Kosovës, merr pagë mbi 20 mijë euro në vit. Në anën tjetër, Ibrahimaj merr mbi tre mijë euro në vit nga pensioni i ish- TMK-së si dhe ka një biznes familjarë që merret me shitjen e grurit, nga i cili merr 2 mijë euro në vit.  Ndonëse në Agjencinë Kundër korrupsion ka të deklaruar, se posedon dy restorante bashkë me familjen e tij, deputeti nga AAK-ja Pal Lekaj, nuk i ka të deklaruara të hyrat që përfiton nga këto dy biznese. Ai ka deklaruar, vetëm pagën në Kuvend e cila është mbi 2 mijë euro në vit, ndërsa 750 euro nga Udhëtimet zyrtare jashtë vendit.

Ndërsa, kreu i AAK-së Daut Haradinaj, përveç pagës nga Kuvendi i Kosovës, e cila për shkak të dorëheqjes së tij nga pozita e deputetit është vetëm 2 mijë e 200 euro, merr edhe 16 mijë euro të hyra nga qiraja. Këta janë vetëm disa nga deputetët e dy subjekteve opozitare të cilët për arsye siç thonë ata, parimore kanë bojkotuar Kuvendin e Kosovës duke kundërshtuar marrëveshjet për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe dhe Demarkacionin e kufirit me Malin e zi.

Please follow and like us: