Albspirit

Media/News/Publishing

Puthja, në një lidhje intime

Image result for puthja

 

Puthja shton dashurinë ndaj njerëzve të dashur dhe veçanërisht ndaj partnerit, për shkak të shkarkimit hormonal. Por shpesh njerëzit harrojnë që të puthin, për shkak të punës, por edhe prej fiksimit pas rrjeteve sociale. Është kjo ajo që u zbulua me rastin e ditës botërore të puthjes e cila festohet më 6 korrik. Studimi u zhvillua në 4000 italianë meshkuj dhe femra me moshë nga 18 deri në 65 vjeç dhe mbi 60 ekspertë psikiatër dhe psikologë. Për 7 psikologë në 10, puthja ndihmon për të jetuar më mirë, pasi bën bashkë shumë anë pozitive. Në 72% të rasteve marrja e një puthje, rrit afrimitetin mes personave. Përveç kësaj, kontakti i buzëve shkakton shkarkim hormonal, që i lejon meshkujt dhe femrat të ndihem më të sigurtë, si në raportin në çift edhe në atë miqësor, kur bëhet fjalë për puthjen në faqe. Nga ana emotive, siç shkruan noa.al, puthja i falë më shumë siguri personit, për ta përballuar ditën me humorin e duhur. Por pse lihet pas dore puthja? Në pjesën më të madhe të rasteve, në 39% për shkak të punës. Prej rrjeteve sociale në masën 26% dhe prej mungesës së kohës në masën 20%. “Puthja, qoftë miqësore apo pasionante është shumë e rëndësishme në raportet sociale. Fatkeqësisht është një veprim që po harrohet, sidomos tek çiftet. Puthja është e rëndësishme për të ruajtur kontaktin intim me tjetrin”, thotë psikiatri Michele Cucchi, drejtor shëndetësor i Centro Medico Sant’Agostino, në Milano. Ai shton se përmes puthjes në buzë shkëmbehen molekula që rrisin tërheqjen seksuale, ku mashkulli transmeton testosteron, eksitus edhe për femrën.

Please follow and like us: