Thereza May sot dita e parë si Kryeministre e Britanisë
Theresa May ka marrë zyrtarisht pasditen e sotme detyrën si kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar.
Ish-sekretarja e Punëve të Brendshme ka shkuar në Pallatin Buckingham, ku ka pranuar zyrtarisht ftesën e mbretëreshës për të formuar qeverinë e re.
Ajo bëhet kështu kryeministrja e dytë grua në historinë e Britanisë së Madhe, pas Margaret Thatcher. Përpara se May të vizitonte pallatin e monarkes, kjo e fundit pranoi dorëheqjen e David Cameron nga posti i kreut të qeverisë.
Zonja May, 59 vjeç, fitoi krejt papritur garën për lidershipin e konservatorëve, pasi kandidati rival Andrea Leadsom u tërhoq ditën e hënë. Një nga detyrat e saj të para do të jetë krijimi i ekipit të ri ministror.
Please follow and like us: