Albspirit

Media/News/Publishing

Senad Guraziu: Qafimi me arushat – guximi dhe mosguximi

…diç si “e bukura dhe bisha”, fotografikisht – në skedën e infove google thoshte se fotot vijnë nga faqja “deviantart” dhe se i takuakan një fotografes ruse… a ukrainase – në rregull, përveç të bukura qenkan dhe foto të “guximshme”, ja dëshmia që trimëria s’ka kufij; i lumtë asaj bukuroshes që paska guxuar ta qafojë një arushan, qenka diç si “beauty & the beast” me gjuhën e fotografisë (s’di pse, po supozoja se ky “model-ariu” simpatik do ketë qenë një arushan:).
…vetë kurrë s’do guxoja t’i qafoj arushat, as për foto as për hiç – sado e “zbutur” t’na ishte, sado simpatike, sado e bukur, qoftë dhe aso e bardhë, e “polarizuar”, e pastër si kristalet, çubardhake si bora, kot – edhe sikur me miliona t’më paguanin, apo dhe miliarder t’më bënin për 1 foto të vetme, as që do afrohesha, sa për qafime s’ka shans…
…e di se ka lloj-lloj guximtarësh, e di se Interneti ka dhe aso fotosh përqafuar me luaneshat, me tigreshat… etj etj. ama s’kam pse t’mos jem i sinqertë, mua vetë s’ma mban – madje i lumtë dhe asaj fotografes, vetë padyshim do përdorja një aso “teleskopi” për t’shkrepur nga 10 km larg, dmth. ngjashëm siç fotografët e qiellit i fotografojnë yjet:).

(sguraziu – ars poetica, sh 22).

Please follow and like us: