Princi mbyll me marrëveshje skandalin seksual
Mediat britanike njoftonin sonte se Princi Andrew, i mbretëreshës së Anglisë, në mënyrë sensacionale ka mbyllur me marrëveshje çështjen penale të zbuzimit seksual me një nga skllavet e seksit të pedofilit Jeffrey Epstein, duke iu shmangur betejës turpëruese në gjykatë. Princi ishte urdhëruar të përballej në gjykatë me akuzuesen, e cila në moshën 17 vjeçare ishte viktimë e trafikantëve aristokratë Epstein dhe Ghislaine Maxwell. Akuzat kishin bërë që familja mbretërore të tronditej duke hequr detyrat zyrtare të princit dhe duke e ndaluar nga jeta publike. Ai vazhdimisht kishte mohuar akuzat dhe pritej të përballej me tonë gjyqin e profilit të lartë në SHBA. Marrëveshja surprizë vjen dy ditë para ditëlindjes së tij të 62-të, dhe lë shumë pyetje pa përgjigje për akuzat e Virginia, shkruan britanikja The Sun. Shuma e parave për të cilën është rënë dakord mund të mos publikohet kurrë por spekullohet të jetë rreth 14milionë paundë. Avokati i akuzueses David Boies, tha se dy palët në gjykatën e Manhattan kishin informuar gjykatësin për akordin, duke thënë se do të kërkojnë tërheqjen e padisë. Amerikania akuzon princin se ka abuzuar seksualisht me të kur ishte 17 vjeçe, kur Andrew shoqërohej me miqtë e tij trafikantë Jeffrey Epstein e Ghislaine Maxwell. Dokumentet thonë se i akuzuari do të bëjë “një donacion të konsiderueshëm ndaj organizatës së bamirësisë se Giuffre për viktimat e trafikimit seksual”. Andrew është zotuar gjithashtu të “demonstrojë pendesë për lidhjet e tij me Epstein” duke mbështetur luftën kundër trafikimit seksual dhe viktimat e saj. Më parë ai kishte mbrojtur miqësinë me aristokratin pedofil duke thënë se kishte “avantazhe të tjera serioze”./top channel