Hitleri u tall me botën, nuk vdiq në 1945 por jetoi 26 vite në Argjentinë
Hitleri u arratis dhe iku në Amerikën e Jugut, ku ai jetoi 26 vite bashkë me shokët e tij nazistë, ka pohuar një autor në librin e tij më të ri. Personi që u mendua të ishte Hitleri, thuhet se ishte si një njeri i moshuar nga Paraguaj, i cili kaloi disa vite në mërgim dhe më pas u përdor si karrem për vdekjen e Adolf Hitlerit, është shprehur historiani Abel Basti.
Në librin e tij të titulluar, “Hitleri në mërgim”, shkrimtari Adel Basti thotë se Hitleri ka vdekur më 3 Shkurt të vitin 1971 në Paraguai. Basti pretendon se një tjetër njeri është lënë në bunkerin e Berlinit, ku u gjet kufoma e pretenduar e Hitlerit.
Historiani tha se: “Nuk ishte një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara që Hitleri të shkonte larg dhe që të mos binte në duart e Bashkimit Sovjetik. Kjo vlen edhe për shumë shkencëtarë, ushtarë dhe spiunë të cilët më vonë morën pjesë në luftën kundër regjimit sovjetik. Familjet e pasur të cilat kishin ardhur në ndihmë gjatë viteve kanë qenë përgjegjës për organizimin e funeralit të tij. Hitleri ishte varrosur në një bunker nëntokësor, e cila tani është një hotel elegant në qytetin e Asuncion”, u shpreh ai.
Duke përdorur dokumente të deklasifikuara të FBI-së, historiani gjeti një raport të datës 4 shtator 1944 në të cilin thuhet se: “Argjentina heshti pavarësisht nga të gjitha akuzat se u bë një destinacion për Hitlerin, të cilën ai arriti të fluturonte 7,375 milje nga Berlini në aeroplan, e ndërtuar posaçërisht për këtë qëllim, ose si një pasagjer në një nëndetëse “.
Ai gjithashtu pohon se Eva Braun, gruaja e Hitlerit që për të cilën u tha se kryeu vetëvrasje duke helmuar veten, ajo iku bashkë me të në Amerikën e Jugut. Basti tha se ajo jetoi në qytetin e Bariloche para se të vendosej në Buenos Aires. Teoricienët e konspiracionit kanë argumentuar prej kohësh që Hitleri u arratis nga Gjermania dhe u strehua në Amerikën e Jugut. Dokumentet e FBI-së janë përdorur edhe nga ekipi i ish-hetuesve të CIA-s, në një dokumentar i cili pretendonte të kishte prova se Hitleri nuk u var në bunkerin e tij nëntokësor.
Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla