Dhunoi fëmijët, Anjeza Shabanin e lë në qeli edhe Apeli
Gjykata e Apelit ka vendosur të lejë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Anjeza Shabanin, pronaren e kopshtit “Diren” që u filmua duke rrahur një fëmijë.
Shabani kërkoi lirinë në Apel, pas masës së sigurisë që dha Shkalla e Parë. Shabani u arrestua nga policia natën kur u shfaq videoja e dhunës së saj ndaj një fëmije të vogël që ishte në kopshtin e saj.
Ajo akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “dhunë ndaj të miturve”. Në seancën e Gjykatës së Shkallës së Parë kërkoi lirinë me arsyetimin se kishte një fëmijë të mitur për të rritur.
Please follow and like us: