Albspirit

Media/News/Publishing

STAMBOUL. 1928)/ELOZHET E AMBASADORIT TURK LUTFI NË TIRANË PËR AHMET ZOGUN

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Shkurt 2022

 

“Stamboul” ka botuar, të hënën e 4 qershorit 1928, në ballinë, deklaratën e ambasadorit turk në Tiranë në lidhje me situatën në Shqipëri dhe elozhet e tij ndaj Presidentit të Republikës Ahmet Zogu, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 

Situata në Shqipëri

 

Deklarata e ministrit (ambasadorit) të Turqisë në Tiranë

Tahir Lutfi Beu, ministri (ambasadori) turk në Tiranë, bëri këto deklarata për korrespondentin e Agjencisë Anatolia në lidhje me Shqipërinë :

Politika jonë ndaj Shqipërisë tenton të lehtësojë detyrën e saj në rrugën e modernizimit në të cilën ajo ka nisur.

Ahmet Zogu, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, përpiqet seriozisht të sigurojë sigurinë e brendshme dhe të jashtme të vendit dhe punon me shumë energji për të çuar përpara vendin e tij. Mund të përmendim si shembuj miratimin e kodit të ri civil, kodin e ri penal dhe heqjen e 1/10-ës (taksë).

Duke qenë se ne dëshirojmë sinqerisht që Shqipëria të përparojë dhe të forcohet gjithnjë e më shumë, ndjekim me gëzim përpjekjet e bëra në këtë drejtim nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu nuk mund të mos vërej se Shqipëria dhe Presidenti i saj trim shprehin si ndaj Gazit tonë të Madh (Mustafa Kemal Ataturkut), ashtu edhe ndaj Republikës turke ndjenja të thella dashurie dhe respekti, të cilat i tregojnë në çdo rast.

Në mënyrë të përmbledhur, mund të them se Shqipëria e sotme, e cila natyrshëm mund të konsiderohet si një komb i vogël motër me tonin, është një shtet i rëndësishëm në Gadishullin Ballkanik dhe se kjo rëndësi po rritet dita ditës”.

 

https://www.darsiani.com/la-gazette/stamboul-1928-elozhet-e-ambasadorit-turk-ne-tirane-per-ahmet-zogun-deklarata/

Please follow and like us: