Diplomatja gjermane: Votimi i reformës është përgjegjësi individuale e deputetëve
Zëvendës sekretarja e përgjithshme e Shërbimit Evropian të Aksionit të Jashtëm, Helga Schmid i bashkohet deklaratave të diplomatëve të huaj se vota e deputetëve për reformën në drejtës nuk ka pse të respektojë vendimin politik të partive.
Deklarata e saj u bë në Konferencën e Ambasadorëve që po zhvillohet në Tiranë.
“Reforma në drejtësi është jetike për të ardhmen e vendit. Politika shqiptare vuan nga mungesa e besimit mes tyre. Është përgjegjësia individiale e çdo deputeti për të votuar dhe miratuar reformën”, ka deklaruar Schmid.
E pranishme në këtë konferencë, ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu. Sipas Bregut miratimi i reformës është një domosdoshmëri.
“Nuk e imagjinoj dot datën 22 korrik pa miratimin e reformës në drejtësi. Uroj që sot java të na sjellë një pikë të përbashkët për ta votuar”, ka thënë Bregu.