Albspirit

Media/News/Publishing

Washington Post: Qeveria fundoset, bashkë me reformën në drejtësi!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dështuan ta bindin partinë më të madhe në opozitë, Partinë Demokratike për të pranuar reformën në drejtësi, e konsideruar thelbësore për hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë.

Ndihmës Sekretarja e Shtetit, Viktoria Nuland, gjatë një vizite të dielën në Tiranë, ofroi një propozim të ri sesi Shqipëria duhet të krijojë një panel, që do të kontrollojë gjykatësit dhe prokurorët. Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, të mërkurën tha se nuk ishte dakort me idenë se zyrtarët e Bashkimit Europian dhe ShBA duhet të marrin pjesë në mënyrë aktive në vendimet, që merren gjatë procesit të vetingut.

Sipas Bashës, zyrtarët e BE dhe SHBA duhet të kënaqen me një prezëncë monitoruese “pa fuqi vendmmarrëse”.

“Ky do të ishte “një përjashtim absolut nga eksperienca e vendeve të tjera , që kanë pasur të njëjtat probleme me sistemin gjyqësor, para se të antarësoheshin në BE, si Rumania apo Kroacia” u shpreh Basha.

Demokratët gjithnjë e kanë penguar që nga fillimi procesin e punës për paketën ligjore të reformës në drejtësi, gjithnjë duke nxjerrë probleme për t’u kontestuar.

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë tha se “një rol i kufizuar specifik i komunitetit ndërkombëtar përmes Operacionit Ndërkombëtar Monitorues është thelbësor”, duke mohuar kështu kërkesn e vetë BE për një rol vendimmarrës.

Socialistët në qeveri kanë nevojë për disa vota të opozitës në Kuvend për të kaluar reformën. Votimi është planifikuar javën tjetër. Sistemi gjyqësor shqiptar konsiderohet shumë i korruptuar, që Bashkimi Europian t’i hapë rrugë integrimit të Shqipërisë.

Shqipëria është anëtare e NATO-s, që nga viti 2009 dhe statusi i kandidatit në BE iu dha në vitin 2014.

Nëse refoma në drejtësi nuk kalon në 21 korrik, ajo mund ta fundosë qeverinë, mund ta vonojë çështjen edhe një vit tjetër, ose mund të provokojë zgjedhje të reja. Si përfundim, dështimi i reformës mund të rezultojë në mohimin e negociatave këtë vit, ashtu siç shpresohej.

Kontrolli i profesionalizmit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të ardhurat e tyre, pronat, jeta personale e tyre dhe e të afërmve të tyre është një moment kyç i paketës së reformës në drejtësi që synon të godasë korrupsionin e përmendur në të gjitha raportet për Shqipërinë post-komuniste./ Washington Post

 

Please follow and like us: