Tahiri nesër në prokurori për sulmin ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të merret në pyetje në prokurori në lidhje me akuzat që ai lëshoi ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj, pasi ai kishte dhënë masën e pezullimit nga detyra për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako. Tahiri pritet të paraqitet nesër në prokurori për të dhënë shpjegime. Prokuroria ka nisur verifikimin e padisë së bërë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për kërcënim dhe denigrim të figurës së gjyqtarit.
Please follow and like us: