Albspirit

Media/News/Publishing

Nisin hetimet për fallxhorin që shëronte gratë

Të martën, emisioni Stop në Tv Klan transmetoi pamjet e kamerave të fshehta të Nikollë Dodës, që pretendon se sheh në gjëra të shenjta dhe zgjidh problemet e njerëzve. Por në këto pamje u pa se si Nikollë Doda nga fshati Bilaj i Fushë-Krujës prekte gratë në pjesët intime dhe u thoshte se “do t’i linte me barrë”. Pas denoncimit të këtij rasti, Prokuroria e Krujës sekuestroi pamjet filmime të emisionit Stop dhe nisi hetimet për Nikollë Dodën. Një grua re me probleme shëndetësore u drejtua te Nikolla duke i treguar shqetësimet e saj. Nikolla, pas disa ekzaminimeve me duar, i tha zonjës se kishte magji e duhet të bënte 3 seanca tretje plumbi, që kushtojnë 150 mijë Lekë. Nikollë Doda e preku gruan në gjoks e në të pasme, duke e pyetur herë pas herë se çfarë ndjente. Në një tjetër takim, në të cilin do t’i zgjidhte problemet, Nikollë Doda e puthi gruan, duke i thënë se do t’i hiqte magjinë. Nikolla i tha gruas që të shkonte të dielën se do ta linte me barrë, që t’i rregulloheshin periodat. /tvklan.al

Please follow and like us: