Albspirit

Media/News/Publishing

Futbollisti i Kombëtares bëhet baba për herë të parë në moshën 22-vjeçare

 

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj dhe partnerja e tij Fiorenza Lekstakaj janë bërë prindër për herë të parë paraditen e ditës së sotme. Elisi është fëmija i parë i çiftit që ka kurorëzuar dashurinë e tij gjatë verës së vitit 2013.

 

“Mirë se erdhe Elis”, ka shkruar Hysaj, i cili po përjeton një nga emocionet më të veçanta, pas pjesëmarrjes në “Euro 2016”. Hysaj pas skualifikimit të Kombëtares nuk u kthye në Shqipëri dhe mungoi nga pritja e Kombëtares, pasi shkoi menjëherë pranë bashkëshortes 20-vjeçare, e cila ishte në muajin e fundit të shtatzënisë.

Please follow and like us: