Kerry uron Johnson për postin e ri
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry e ka thirrë në telefon homologun e sapo emëruar britanik, Boris Johnson për ta uruar për postin e ri dhe për t’i kërkuar “qasje të matur dhe të ndjeshme” gjatë daljes së Britainsë nga Bashkimi Evropian.
Kyeministrja e re britanike, Theresa May ka habitur të gjithë kur mbrëmë e ka emëruar udhëheqësin e fushatës së daljes së Britanisë nga BE-ja në postin e Sekretarit të Jashtëm të vendit.
Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se Kerry dhe Johnson “janë pajtuar që marrëdhëniet e veçanta të SHBA-ve dhe Britanisë janë po aq esenciale si më parë” ndërsa janë zotuar se do të punojnë së bashku.
Ata gjithashtu janë pajtuar të takohen javën e ardhshme në Bruksel.
Kryediplomati gjerman, Frank-Ëalter Steinmeier megjithatë e ka quajtur emërimin e Johnson si lajm të hidhur.