Albspirit

Media/News/Publishing

Po frenohet më në fund Donald Trump?

Jozyrtarisht Donald Trump është kandidati për president i republikanëve në zgjedhjet e ardhshme. Zyrtarisht ai duhej të emërohej në një kongres në mesin e korrikut. Apo ka ende shanse për mënjanimin e tij?

Donald Trump beim Turnberry Golfplatz in Schottland

Duket sikur asgjë nuk e pengon emërimin e Donald Trumpin si kandidat presidencial të republikanëve. Shumë vetë në fushatën parazgjedhore i dhanë mbështetjen biznesmenit, dhe delegatët janë të detyruar t’u përmbahen rezultateve zgjedhore. Por partia mund të ndryshojë megjithatë në minutën e fundit rregulloret dhe të dërgojë një kandidat tjetër në garën për në Shtëpinë e Bardhë: Si do mund të bëhej kjo?

1: Sipas kuadrit ligjor republikan para çdo kongresi mblidhet një komision me 112 anëtarë, i përbërë nga një grua e nga një burrë nga çdo shtet e territor i SHBA-së. Ky komision përcakton rregullat për zgjedhjen e kandidatit presidencial. Nëse shumica e komisionit vendos, që të lirojë të deleguarit nga vota parazgjedhore dhe t’i lejojë ata të votojnë sipas vullnetit të tyre, atëherë çdo gjë është e mundur. Nuk ka asnjë instancë tjetër që mund të ndryshonte një vendim të tillë.

2: Nëse në komision nuk ka një shumicë të kërkuar për një vendim të tillë, por së paku 25% e anëtarëve të komisionit votojnë pro lirimit të delegatëve nga vota parazgjedhore, atëherë ky vendim dërgohet në kongresin e republikanëve. Atje 2472 të deleguarit diskutojnë dhe votojnë për hapjen e zgjedhjeve. Atëherë është e sigurtë një betejë e ashpër.

3: Tingëllon më e thjeshtë se është. Çdo shtet federal ka rregulloret e veta, të cilat duhet t’i respektojnë të deleguarit, dhe në këtë rast ata do të jepnin votën për Trump edhe nëse partia ua lë të lirë zgjedhjen. Të tjerë duhet t’iu përmbahen që në raundin e parë rezultateve të zgjedhjeve paraprake. Një formë e komplikuar, që shumica e amerikanëve nuk e kuptojnë.

4: Sipas rregullores së deritanishme 95% e delegatëve janë të detyruar të japin votën për kandidatin që ka fituar në qarkun zgjedhor në zgjedhjet paraprake. Duhet ditur që të deleguarit thirren në procedura shumë të vështira dhe shpesh i binden establishmentit politik. E ky i fundit nuk e përtyp dot një Donald Trump si kandidat.

5: Pyetjet kryesore: Ka një alternativë tjetër? Do të ishin deputetët të gatshëm për të rrezikuar një revoltë në patinë e tyre për të penguar Donald Trump? Sigurisht përkrahësit e Trump do të ndjeheshin të tallur, nëse pas procesesh parazgjedhore votojnë për një kandidat, të cilin partia e mënjanon në minutën e fundit.

6: Në kongres bashkohen 2472 delegatë brenda një spektri që fillon me kundërshtarët e bindur të Trumpit deri tek përkrahësit fanatikë të tij. Si do të sillen politikanët e rinj, sa do të ndikojnë dëshirat për t’u ngjitur në karrierë në vendimin e tyre? Apo ata do të votojnë kundër Trumpit, pa pasur parasysh disavantazhet, sepse ai dëmton partinë në sytë e tyre?

7: Në fund mbetet se si dhe kur do të zhdavaritet ky tmerr për repulikanët? Nëse Trump nuk zgjidhet si kandidat? Apo nëse një kandidat me emrin Donald Trump do ta përçante deri në shpërbërje partinë?

8. Pak para kongresit një gjë është e sigurtë: Çdo gjë është e mundur.

Please follow and like us: