Albspirit

Media/News/Publishing

Taulant Dedja: Në Shqipëri duhet revolucion demokratik paqësor

 

Në Shqipëri duhet revolucion demokratik paqësor, që fillon me reformën në drejtësi. I bëj thirrje gjithë ish-kolegëve të mi deputetë të të gjitha krahëve ta votojnë atë. Në se ndjeni se duhet t’i bëni një shërbim këtij vendi bëjeni tani ! Edhe nëse shndërrohemi në një lloj protektorati. Që kur ekzistojnë institucionet ndërkombëtare, ka perënduar koha e sovranitetit me çdo kusht. Jemi pjesë e një bote demokratike, nuk jemi ishull i askundit. Më pas të bihet dakord për zgjedhje të reja e ky le të jetë hapi i parë drejt pastrimit të politikës e distancimit të saj të qartë nga korrupsioni dhe krimi. Vota e popullit duhet të ndëshkojë cilindo subjekt që nuk do të jetë në gjendje të ofrojë kandidatë me integritet moral! Le të jetë ky fillimi i një të ardhmeje, siç e ëndërruam më 1990, por që ne politikanët nuk qemë në gjendje ta realizonim!

Please follow and like us: