Albspirit

Media/News/Publishing

Erjon Braçe: Le të shkojmë në zgjedhje për Drejtësinë

Erjon Braçe: Le të shkojmë në zgjedhje për Drejtësinë

Deputeti socialist Erjon Braçe është shprehur se nëse parlamenti nuk arrin Reformën në Drejtësi, atëherë zgjidhja do të ishte organizimi i zgjedhjeve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti shton se rol të madh në gjithë këtë proces ka edhe populli. “E thashe sot pasdite ne Kuvend; NE KUVEND NUK KA MJAFTUESHEM VOTA PER TE MIRATUAR REFORMEN NE DREJTESI; NE KUVEND KA VOTA TE MJAFTUESHME PER TE BLLOKUAR REFORMEN NE DREJTESI! Por; NE POPULL KA MJAFTUESHEM VOTA PER TA ZBYTHUR KETE KUVEND!! Eshte e thjeshte; Ka pabarazi te madhe ne kete vend, ne aspektin e drejtesise posacerisht. Nuk ka barazi para ligjit! Nje grusht politikanesh ne Kuvend, kane me shume sec u jep Kushtetuta; kane jo vetem avokatin, por prej Kuvendit kane emeruar, kapur sistemin dhe, tani kane edhe prokurorin edhe gjykatesin!! Kush tjeter vec tyre, e ka kete “privilegj” antikushtetues? Kerkush! E keqja eshte se prej ketu, prej ketyre politikaneve, kete “privilegj” e kane edhe familjaret, miqte e shoket e tyre; edhe klientet ku politikanet marrin para e japin “drejtesi”. Por pervec tyre e kane edhe prokurore e gjykates, familjare te tyre qe bejne avokatin, ne nje biznes familjar ku shitet e blihet “drejtesi”.” shkruan Braçe.

Deputeti vijon artikulimin e tij duke shtuar se nuk ka drejtësi për popullin. Sipas tij ne popull ka mjaftueshem vota per reformen, per te shembur sistemin e politikaneve qe kane gjithcka.

Braçe shprehet se nese ky Parlament nuk e bën dot votimin e Reformës në Drejtësi, atehere ne popull ka mjaftueshem vota per ta zhbere kete Parlament! “Drejtesi per popullin nuk ka!! Ndaj ne popull ka mjaftueshem vota per reformen, per te shembur sistemin e politikaneve qe kane gjithcka. Ky Parlament duhet te shkoje perpara me votimin e draftit te ndryshimeve kushtetuese qe perbejne reformen ne drejtesi. Pa asnje hezitim, drejt e ndershem, nominalisht e publikisht, me ze dhe figure per te ndare njehere e mire kush eshte pro e kush eshte kunder reformes ne drejtesi!! Me vote nominale-insistoj. Nese reforma nuk kalon, atehere ky Parlament ka nje detyre-te ftoj popullin te zgjedhe me vote, mes dy varianteve-atij nderkombetar te SHBA e BE dhe atij kombetar te Be dhe Ba. Nese ky Parlament nuk e ben as kete, atehere ne popull ka mjaftueshem vota per ta zhbere kete Parlament! Ne zgjedhje!! PER DREJTESINE!!” përfundon qëndrimin e tij deputeti socialist.

Please follow and like us: