Albspirit

Media/News/Publishing

Rama refuzon negociatat e mëtejshme për reformën në drejtësi

 

Kryeministri Edi Rama tha sot në një dalje për mediat se nuk do të ketë më negociata për draftin e reformës në drejtësi. Sipas tij propozimi i ri i PD është i lidhur me frikën e kësaj partie nga një drejtësi e pavaruar. Rama tha se pretendimi i fundit i opozitës lidhte me “rrezikun euroamerikan” për të cilin flasin ata.

“PD e refuzoi edhe formulën e kompromisit të propozuar nga SHBA dhe BE përmes Nuland. Ajo nxorri një bisht tjetër duke ngritur pikëpyetjen e pabesueshme mbi integritetin e komunitetit ndërkombëtar për skanimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë. Nuk u befasova unë dhe askush që e di mirë se në c’baltë fle lepuri i frikës nga drejtësia.U befasuan dhe u zhgënjyen aleatët e Shqipërisë”, tha Rama.

Kërkesa e PD dhe klithma e djeshme e dëshpëruar për mbrojtjen e integritetit të Shqipëriësë nga reziku euro amerikan; pretendimi i tyre për nenin 55 në dimër dhe 88 në pranverë janë vetëm alibi se nuk do të hapin rrugën e një kompromisit, tha Kryeministri.

“Pas propozimit të Nuland PD kërkoi 48 orë për të marrë veten dhe për të ndërtuar një alibi të re, rreziku euroamerikan. Vetingu për PD mund të bëhet me mirë nga Gjin Ndreca se sa monitoruesit ndërkombëtarë duke u justifikuar se partnerët qenka kërcënim për Shqipërinë”, tha Rama.

Në vijim Rama tha se do të shihemi nga europianët si një popull të frikësuar nga të korruptuarit. Ai tha se vendi ka sovranistë që predikojnë integritetin, por ndërkombëtarët nuk mund të merren në telefon që t’u thuash “ma kalo pak atë…”.

Rama tha se janë një grup të pasurish, duke e ndarë veten prej tyre, që mund të blejnë edhe Lionel Messin dhe e sjellin të luajë me Kamzën.

Ne jemi gati te votojme me 21 korrik cdo gjë që PD do të futë në draftin e reformës me kushtin që ajo të aprovohet nga BE dhe SHBA, tha Rama duke mos shpjeguar më tej postimin djeshëm në tuitter.

Unë kam bërë gjithçka kam në dorë për reformën në drejtësi, e kemi shterruar gjithë fantazinë tonë për të qenë të pranueshëm për opozitën. Pasi kemi bërë edhe lëshimin e fundit duke akomoduar edhe kërkesën për nenin 88 por e konsiderojmë një marrëzi bllokimin e përfshirjes së ndërkombëtarëve.

Në nuk vazhdojmë më një proces negocimi dhe dhëntë zoti që lepuri të bëhet luan. Ata të shtojnë c’të duan në draft por të pranohet nga BE dhe SHBA. Do e kalojmë pa procedurë, pa diskutime, tha Rama në përfundim të fjalës së tij.

“Lulzim Basha të më njoftojë menjëherë në telefon nëse ka ndonjë të re që konsiderohet e pranueshme nga BE dhe SHBA. Ne do ta votojmë. Ky është konsensus këtu me firmë mbi letër të bardhë, por të ketë dy vula, nga SHBA dhe BE. Le të presim”, përfundoi fjalën e tij Edi Rama.

Please follow and like us: