Albspirit

Media/News/Publishing

Pa putanat politike/27 nene, ligji shqiptar i kurvërisë në vitin 1921

Në vitin 1921, Ahmet Zogu, atëherë ministër i Brendshëm, legalizoi prostitucionin në Shqipëri. Çdo punonjëse seksi quhej ‘kurvë’ dhe ishte e pajisur me një licencë që lejonte ushtrimin e këtij profesioni. Megjithatë, legalizimi i prostitucionit ishte i rregulluar me baza ligjore. Në atë kohë, Zogu huazoi ligjin për kurvërinë nga një shtet tjetër me shumicë myslimane, konkretisht nga statusi i qytetit të Sarajevës. Tirana Today ka siguruar dokumentin e kësaj rregulloreje, që njihej si “Rregullore mbi rregullimin e Kurvënies ne Rrethinat e Sarajevës”. Në këtë rregullore përfshihen 26 pika, që rregullojnë aspekte të ndryshme të funksionimit të prostitucionit, ose siç quhej në atë kohë, të ‘kurvërimit’. Për shembull, e tillë është pika 7 ku i jepet një rëndësi e veçantë kontrollit periodik mjekësor të çdo punonjëse seksi, teksa thuhet: “Çdo kurve duhet që të zbatojë vizitën mjekësore që i cakton rregulli, e cila kryesisht bëhet prej mjekut qeveritar, në sallën e posaçme dy herë në javë”. Meda ka zbardhur të plotë pikat e përfshira në këtë rregullore, të cilat ndryshe nga dokumenti origjinal, janë përshtatur sipas gjuhës standarde shqipe.

Ligji i plotë:

Rregullore mbi rregullimin e Kurvërisë në Rrethinat e Sarajevës

  1. Kurvëria në qarkun e Sarajevës durohet dhe lidhet nën vërejtje të Policisë.
  2. Kurvë quhet çdo grua që i pahon profesionin ose me argumente e konter pagesë e realizon veprën e profesionit.
  3. Çdo personi të këtillë që është në listën e kurvërisë ose që vjen e shkruhet vetë në qoftë se vizita e mjekut e gjen të pëlqyer për këtë profesion, i jepet në dorë një letër shëndetësie dhe detyrohet plotësisht t’i bindet kësaj rregulloreje. Çmimi dhe shpenzimet i tjetër i librit të shëndetësisë paguhet vetiu prej kurvës. Këto detyrime çdo kurve i njoftohen me një protokoll të posaçëm dhe lajmërohet veçanërisht se mos respektimi i rregullave të shënuara shkakton shtrëngimin e dënimeve.
  4. Gratë e reja dhe ato që më parë kanë pas ndjekë një profesion të ndershëm duhet të pyeten mbi shkaqet që e kanë shtyrë të përdorin këtë profesion dhe duhet të këshillohen mbi përfundimet e këqija të këtij zanati. Në rastin e ndonjë gruaje që nuk ia ka mbërrit moshës së plotë e që banon nën një shtëpi të vëllait të vet, ose rron me një shtëpi me të shoqin, duhet të lajmërohet i ati e se i shoqi prej vendimit që ka dhanë çupa ose gruaja në fjalë.
  5. Kurvat lokale mbështillen nëpër shtëpi të përgjithshme (bordello).
  6. Çdo kurvë duhet të regjistrohet në regjistrin e veçantë të policisë. Ky regjistër përmban emrin dhe mbiemrin, moshën e vendin e lindjes së kurvës dhe desimin e datën e të hyrës në këtë profesion dhe vendin e banimit të saj. Në këtë regjistër duhet të shënohet dhe çdo ndryshim i jetës së kurvërisë, çdo sëmundje, çdo hyrje ne spital dhe çdo dënim që ka marrë dhe në qoftë se mërgohet (hiqet vetiu) prej këtij profesioni, data e të dalurës së saj.
  7. Çdo kurvë duhet t’i nënshtrohet vizitës mjekësore që cakton rregulli, e cila rregullisht bahet prej Mjekut Qeveritar në sallën e posaçme dy herë në javë.
  8. Policia në fillim të çdo muaji për çdo vizitë duhet t’i marrë dy koron taksinë e vizitës përpara dhe kurva kurrsesi s’mundet me i dhanë mjekut vizitues ndonjë të hollë pse asht e ndaluar rreptësisht. Taksat e paguara përpara që nuk i shkojnë për vizitë pse gruaja është në spital, llogariten me vizitat e mjekut që vjen për dobi të saj.
  9. Çdo kurvë është e shtrënguar të ndodhet në lokalin e në orën e caktuar në vizitë e të veprojë sipas porosive të mjekut pas asnjë kundërshtim, përndryshe çohet me fuqi për vizitë e dënohen mbas meritimit mbas paragrafit 25.
  10. Përveç vizitave të rregullta, policia duhet të bëjë vizitat e papritura. Kurvat dhe të zotët e shtëpive të përgjithshme duhet të jenë të shtrënguar t’i binden çdo porosie të mjekut ose të policisë.
  11. Rezultati i vërtetë dhe i plotë i vizitave nganjëherë në të rrallë duhet të shënohen në librin e shëndetësisë prej mjekut e të vërtetohet me datë e me nënshkrim të tij. Në këtë vizitim në qoftë se gjendet ndonjë ndryshim për sëmundje të ngjitshme, atëherë mjeku menjëherë i merr kurvës librin e shëndetësisë dhe me një letër të posaçme mjekësore e dërgon në spital. Letra mjekësore doemos ka me përmbajt dyshimet e mjekut vizitues. Mjekimi të sëmurëve me sëmundje ngjitëse nëpër shtëpitë e tyre është e ndaluar rreptësisht në qoftë se kurva në vizitën e bërë s’ka sëmundje ngjitëse, atëherë shënohet në librin e shëndetësisë që s’është ngjitëse. Kurvat në vizitim nuk duken sigurisht si të sëmura, por që dyshohet prej tyre se mos ka ndonjë sëmundje ngjitëse i dorëzohet spitalit dhe për mjekim e siguri s’munden kurrsesi me i lënë të lira në shtëpitë e tyre.
  1. Kurva në qoftë se në mes të dy vizitave ndjen sëmundjen e saj, është e shtrënguar me u paraqit para doktorit të caktuar dhe me u vizitu pa të holla. Çdo e fshehur e sëmundjes ngjitëse mbasi të shërohet dënohet mas paragrafit 25 rreptësisht me burg dhe në qoftë se kurva guximtare është e huaj, dënohet duke u nxjerrë jashtë qarkut. Në qoftë se vërtetohet se Drejtori i Shtëpisë së Përgjithshme ka pas lajm prej sëmundjes së kurvës dhe e ka fshehur, atëherë patjetër ndalohet nga vijimi i profesionit të tij.
  2. Kur të lirohet kurva prej spitalit me dokumentet e shërimit paraqitet në Polici dhe librin e shëndetësisë të parë që i është marrë pse dhe kur u sëmur.

14………………………………………………………………………………………………………………………………….
15. Shpenzimet e mjekimet dhe të ushqimit të kurvës në spital për 14 ditët e para i paguan Drejtori i shtëpisë së përgjithshme, edhe për më gjatë duhet t’i paguajë Bashkia e vendit të lindjes së saj.

  1. Çdo kurvë librin e shëndetësisë është e shtrënguar ta mbajë në odën e vet në një vend që të gjendet shpejt dhe çdo kërkuesi t’ia tregojë.
  2. Kurva duhet të ndërrojë shtëpinë e përgjithshme, duhet të lajmërojë policinë që në atë mënyrë të jenë dhe shënimet e duhura. Ky rregull duhet të respektohet vetëm se grupi i kurvave të këtilla lirohen të banojnë nëpër shtëpi të shënuara.
  3. Shtëpia e përgjithshme duhet të ketë gjithë cilësitë shëndetësore që caktohen prej policisë mbas zakonit të vendit, sidomos vendet që banojnë kurvat duhet të jenë të përgatitura me një mënyrë që lehtësojnë nevojat e saj për me mujtë me ruajt shëndetësinë e profesionit të vet si me thanë vendet e veglat e të lames e tjera. Të shiturit ose të dhuruarit e sendeve të pijes përveç kafes dhe çajit ndalohet rreptësisht për shtëpitë e përgjithshme. Dhe me rastin e mosrespektimit të kësaj rregulloreje mbyllen prej autoriteteve të vendit. Policia mundet me i dhënë leje disa shtëpive të përgjithshme që të dhurojnë ose të shesin verë e birrë, por edhe kjo në rastin e një më të voglit gabim, duhet të reankohet sa më parë. Të kërcyerit dhe të kënduarit në shtëpitë e përgjithshme varen në rojën e kujdesin e posaçëm të policisë.
  4. I zoti i shtëpisë së përgjithshme për çdo rregullim që ndalimi i saj është brenda fuqisë së tij, është përgjegjës para policisë. Ai duhet t’i përdorë mirë kurvat e t’i këshillojë që edhe këto të mbajnë një sjellje të mirë para të tjerëve ashtu edhe para nëpunësve të tyre. I zoti i shtëpisë së përgjithshme është i ndaluar të shesë plaçkat ose të marrë paratë që i takojnë në pjesë një kurve që i përzihet për dënim. Porosinat që diktojnë këtë profesion fshehurazi ose sjellin gra e bëjnë tregti në këtë mënyrë, dënohen rreptësisht mbas ligjeve ndëshkues dhe në janë të huaj pa humbur kohë largohen e dërgohen në vendet e tyre. Po me këtë mënyrë veprohet edhe për të zotët e shtëpive të përgjithshme që bëjnë tregti me gra.
  5. Çdo shumë që paguan i zoti i shtëpisë së përgjithshme për marrjen e një kurve ose çdo borxh që thuhet se paguan për të nuk duhet të llogaritet për llogari të kurvës dhe s’ka të drejtë ta ndëshkojë. Ky llogaritë me çdo grua që ka në shtëpi i mbyll mbas dreke të çdo dite për naqi ka kaluar në sistem bleku prej të ardhurave i merr i zoti i shtëpisë se përgjithshme dhe gruaja që përdor këtë profesion, përkundrazi i zoti i shtëpisë së përgjithshme është i shtrënguar për dritë zjarr ngrënie, vend veshje e taksë vizitash e për të lamë çdo javë kontrollohen llogaritë prej zyrës kompetente. Cdo hua që tregon i zoti i shtëpisë së përgjithshme për gratë nuk merret parasysh. Për me e shtrëngua dhe gruan që të mos bëjë shpërdorime çdo empo për përkontrollimin e saj.
  6. Prej regjistrit të policisë shuhet emri i kurvës vetëm kur vdes, kur mërgohet, kur ndërron vendin e banimit ose kur heq dorë prej këtij profesioni. Edhe në rastin e fundit regjistrohet vetëm mbasi të sigurojë autoritetet se e siguroi jetën e saj me një profesion tjetër dhe mbasi të paktën dy muaj të aprovojë pretendimin e vet duke u sjellë mirë. Në këto dy muaj vizitat e mjekut duhen bërë vetëm një herë në javë. Këto formalitete së fundmi doemos nuk janë në fuqi kur kurva martohet ose e vërteton se po shkon në shtëpinë e prindërve të vet, atëherë duhet të çregjistrohet pa kundërshtim.
  1. Asnjë kurvë s’mundet të largohet prej atij qyteti që banon pa marrë leje prej policisë. Në qoftë se dita e nisjes nuk bashkon me ditën e vizitimit prej mjekut atëherë çohet edhe një herë në vizitë e mbasi t’i merret libri i shëndetësisë i dorëzohet pasaporta. Çdo i zoti i shtëpisë së përgjithshme është i shtrënguar të respektojë pikë për pikë këtë rregullore dhe është i detyruar të lajmërojë policinë për çdo të ardhme e të ikur të kurvave, përndryshe dënohet rreptësisht.
  1. Taksat që merren mbas paragrafit tetë prej shefit të policisë i jepen mjekëve vizitues dhe teprica ruhet për të siguruar një fond i cili ka për qëllim:
  2. a) Për t’ju ndihmuar kurvave që nuk munden të përdorin profesionin.
  3. b) Për t’ju ndihmuar kurvave të huaja që kanë për nevoja të domosdoshme.
  4. Rregullimi e përdorimi i taksave të përmendura në paragrafin 23 e ka në dorë shefi i policisë i cili mbi të mban një llogari të rregullueshme në fund të çdo viti i bën gati për kontrollim.
  5. Çpërdorimi i rregullave të përmendura në paragrafin 1.23 shkakton dënim të hollash prej 10-400 koronash dhe burg deri në dy muaj ose e ngritura e konsesionit efektual dhe me mërgim (internim) dënimet e të hollave i dorëzohen artik të çelur për këtë qëllim.
Please follow and like us: