Albspirit

Media/News/Publishing

Arbërie Nagavci: Arsimimi i të rinjve, mënyra më e mirë për zhvillimin e vendit 

Arsimimi i të rinjve tanë është mënyra më e mirë për zhvillimin e vendit në të gjitha fushat dhe në këtë drejtim Qeveria e Kosovës është e vendosur që të ofrojë mundësi të barabarta në arsim për të gjithë qytetarët.
Me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi nënshkruam Memorandum Bashkëpunimi përmes të cilit do të promovojmë edukimin e komuniteteve ashkali, rom dhe egjiptian dhe do të nxisim zhvillim akademik përmes ofrimit të mbështetjes financiare për studentë.
Në këtë mënyrë duam të sigurohemi që studentët nga këto komunitete të mos i ndërpresin studimet për shkak të kushteve të vështira materiale, por edhe të krijojmë breza të rinj të mësimdhënësve dhe ligjëruesve nga radhët e komuniteteve .
MAShTI po vazhdon të mbështesë Qendrat mësimore me bazë në shkollë dhe me bazë në komunitet, ndërsa nxënësit e shkollave të mesme të këtyre komuniteteve po i mbështetë me bursa.
Shpresoj se politikat arsimore, për avancimin e të cilave po punojmë me përkushtim, pra edhe kjo vazhdimësi e përkrahjes financiare në arsimin e lartë për studentët e komuniteteve ashkali, rom dhe egjiptian, do të japë rezultatet që synojmë!
Please follow and like us: