Albspirit

Media/News/Publishing

DASH: Si po pastrohen paratë në Shqipëri

Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjet e Zbatimit të Ligjit në Departamentin e Shtetit në raportin e fundit të publikuar thekson Shqipëria mbetet e pambrojtur ndaj pastrimit të parave për shkak të korrupsionit, pranisë së rrjeteve të krimit të organizuar dhe boshllëqeve në legjislacion dhe mbikëqyrje.

DASH thekson se Shqipëria ka një ekonomi të madhe “cash” dhe një sektor informal, me remitanca të konsiderueshme dhe flukse parash investimesh nga jashtë. Trafikimi i narkotikëve dhe aktivitetet e tjera të krimit të organizuar janë burimet kryesore të fondeve të pastruara.

Organizatat kriminale shqiptare kanë lidhje me rrjete që veprojnë gjerësisht në të gjithë Evropën dhe Amerikën e Jugut.

Please follow and like us: