Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Kote: PENGJE TË GURËVE

Ndryrë si alfabetet e shenjta kalehe në muzg,
Shkëndijime të fshehta, xix, zjarrthe të vegjël.
Shigjetën shpuese – zhbiruese drejt në shenjë,
me instikt të pagabueshëm, qetësi të egër.
Bërthama drite nguc e mrrolur damarëve gri,
kohëra në zgrip, shtyrë për t’u zgjuar më vonë.
Fate braktisur lehona e pjella me shirit të zi,
dashuri – urrejtje, membrana, mbetur jehonë.
Pluhur lotësh në grushte, ëndërr e mbytur,
shënja adresash, gjurmë që dhembin si plagë.
Krahë të thyer dinjiteti dhe sprovash të fikur,
tinguj gjaku që rënkojnë e ikin larg e larg…
Lidhur komb si alfabetet, pjekur në ura e mure,
të dhembshurat, të zhurriturat pengje të gurëve…
Please follow and like us: