Uashingtoni i vendos sanksione të reja Rusisë
Shtetet e Bashkuara vendosën të enjten sanksione të reja ndaj Rusisë lidhur me agresionin e saj në Ukrainë. Departamenti i Thesarit njoftoi se mes subjekteve ndaj të cilëve rëndojnë sanksione janë dhjetëra kompani që operojnë në fushën e mbrojtjes, 328 anëtarë të organit legjislativ rus, Dumës ruse, si dhe ndaj shefit ekzekutiv të bankës shtetërore ruse Sberbank.
Në një deklaratë të Departamentit amerikan të Thesarit thuhej se sanksione do të vendosen edhe ndaj transaksioneve ruse të lidhura me arin.
Duke njoftuar sanksionet Departamenti amerikan i Shtetit tha se Uashingtoni së bashku me partnerët dhe aleatët e tij do të vazhdojë të ndërmarrë veprime që synojnë të godasin Rusisë duke dëmtuar aftësitë e saj për t’u përfshirë në luftë dhe për të kryer agresion kundër Ukrainës apo vendeve të tjera.
“SHBA-të do të vazhdojmë të imponojmë kosto derisa Putini t’i japë fund luftës së paprovokuar kundër Ukrainës”, thuhej në deklaratë.