Albspirit

Media/News/Publishing

Skënder Jashari: Drejt fundit të Federatës Ruse

Lufta ekonomike që Perëndimi, i kryesuar me SHBA-në, i ka shpallur Rusisë, me qëllim për ta detyru që ta ndërpresë agresionin kundër Ukrainës, vazhdimisht shohim që shtohen sanksionet e ndryshme. Me fillimin e agresionit rus, më 24 shkurt, menjëherë u vendosën numër i madh i sanksioneve me qëllim të gjymtimit të ekonomisë së Rusisë dhe numri i sanksioneve dhe vendeve që vendosin sanksione kundër Rusisë vazhdimisht shtohen dhe rëndohen, madje sanksione vendosin edhe kompantë e bizneseve perëndimore. Sanksionet godasin individët, bankat, bizneset, këmbimoret financiare, bankat për transfere, importet dhe eksportet. Përjashtimin nga SWIFT, ngrirjen e aseteve të Bankës Qendrore Ruse, që mbanë 630 miliardë dollar, për ta parandaluar që përmes tyre të zbusë Rusia sanksionet ndërkombëtare, pastaj gazsjellsin e Rrjedhës Veriore 2. Për të ngrirë pastaj më 24 mars edhe rezervat në ari të Rusisë nga shitja në tregun ndërkombëtar, pasiqë këto rezerva e kishin mbijetuar Rusinë nga sanksionet në rastin e Krimesë më 2014.
E që më 1 mars 2022, vlersohej se vlera totale e aseteve të Rusisë të ngrira ishin rreth 1 trilion dollar. Në dukje të parë, duket që Rusia nuk është duke u ndikuar aq shumë e aq shpejt, mirëpo është e sigurtë që efektet do të jenë shumë më fatale, edhe pse kjo luftë ekonomike, kishte dhënë efektet e para menjëherë.
Me shpërthimin e agresionit rus kundër Ukrainës, në 58 qytete të Rusisë, shpërthyen protestat kundër kësaj lufte, që më 24 shkurt 2022, e që rreth 6.500 ishin arrestuar, e që të arrestuar pati më:24, 25, 26,27,28 shkurt, pastaj 1,2,3,4,5,6,8,13 mars dhe 2 prill, e që protestën e cilësuan autoritetet ruse edhe si tradhëti kombëtare. Opozita në Rusi e cila persekutohet tmerrshëm nga diktatura e Putinit, poashtu u ngritë kundër agresionit rus në Ukrainë. Edhe pse janë distancuar disa nga ish-gjeneralët dhe disa nga biznesmenët e Rusisë, pastaj janë shtuar edhe pakënaqësi deri dezertime dhe revoltime edhe të njësive a ushtarëve të Rusisë. Kundër agresionit ishin edhe një numër i madh i figurave publike, qoftë të kulturës dhe politikës e që deklaruan hapur. Kurse protesta në mbështetje të Rusisë pati në Kinë, Indi, Indonezi, Malejzi, regjionet arabe, Serbi etj.
Qëllimi i luftës ekonomike të Perëndimit kundër Rusisë, pos goditjes sidomos të individëve të caktuar të politikbërjes së Rusisë dhe oligarkëve, natyrisht në fund të fundit, ato reflektohen në popullin rus. Prandaj me përkeqësimin e situatës ekonomike të Rusisë, praktikisht do priten të ndodhin revolta dhe rrebelime të brendshme në Rusi, e deri tek konfliktet etnike brenda kësaj federate. Putin, kishte deklaruar se janë deri në 2.000 konflikte potenciale etnike në Rusi, prandaj zgjedhja e Kremlinit ishte që më shumë kontroll rus mbi territoret e tilla, që të kontrollohej tensioni dhe konflikti potencial mes grupeve të ndryshme etnike, e që falë këtij kontrolli, kryesisht edhe ekonomik, ende Rusia arrinë t’i mbajë nën kontroll.

Prandaj me përkeqësimin e situatës së brendshme në federatën Ruse, duke qenë se është shumë heterogjene nga ana sociale, kulturore, etnike dhe religjioze, e që është një konglomerat etnish të ndryshme, e cila është arritur krejtësisht nga pushtimet, e që falë diktaturës ato ende mbahen nën pushtimin rus. Sa më i dobët centralizimi i pushtetit( pushteti i Kremlinit), gjasat janë shumë më të mëdha për seperatizëm dhe shpërbërje të kësaj Federate. Duke qenë se Rusia edhe sot, është një ndër vendet e pakëta në botë, që ende mba nën pushtim:193 grupe etnike, shumica e kanë besimin ortodoks rus, 16.4 milion janë musliman, me 277 gjuhë të minoriteteve, me 21 republika etnike. Me rastin e rënijes së Bashkimit Sovjetik, njiheshin 16 republika autonome, përfshirë Republikën autonome Çeçene-Ingushe e cila u nda më 1992, e që me Traktatin e Federatës të 1992, 21 republika të bazuara në etni u krijuan në Federatën Ruse, të cilat u njohën me kushtetutat e tyre të vitit 1993, e që ishin: Adygeja, Bashkortostan, Burjatia, Çeçenia, Çuvashia, Dagestani, Gorno-Altay, Ingushetia, Kabardino-Balkaria, Kalmukia, Karaçaj-Çerkezia, Kareila, Khakasia, Komi, Mari El, Mordovia, Osetia veriore, Sakha( Jakutia), Tataristani, Tuva dhe Udmurtia. Prej të gjithë 21 republikave të Federatës Ruse, rusët përbëjnë minoritet në 13 prej tyre. Kurse prej 18 mars 2014, Federata Ruse, përbëhet nga 85 subjekte federale, prej të cilave 83 janë të njohura ndërkombtarisht, kurse dy nuk janë të njohura ndërkombtarisht, ajo e Sevastopolit dhe Republika e vetëquajtur e Krimesë.

Shpesh është trajtuar nëse Rusia do rrezikohet nga Perëndimi, apo nga jugu apo nëse Rusia do ndeshet në konfrontime me Perëndimin apo me Jugun. Në fakt, perëndimi asnjëherë si bllok i unifikuar nuk ka treguar politika a akte potenciale agresioni a kërcënime, për të rreziku integritetin dhe sovranitetin e Rusisë. Mirëpo Rusia, në anën tjetër, edhe më parë, si rrezikun më serioz e shihte Perëndimin. Kjo për faktin, që panrusizmi, nën ombrellën e vetë, pretendonte të përfshinte edhe zona influence, që nga Konferenca e Jaltës, që kishte gllabëru pjesën më të madhe të Europës, deri në Berlin, Adriatik e gjetkë etj. Prandaj Rusia nuk ka ndjerë rrezik asnjëherë realisht për cënimin e territorit rus, por për cënimin e territoreve të tjera jashtë Rusisë ku tenton të shtrijë dhe rishtrijë influencën. Edhe pse Kaukazi Verior, në federatën Ruse ka mbetur regjion i përhershëm i jostabilitetit, e që edhe në vitin 2014, gjatë Lojrave Olimpike Dimrore, në Soçi, i cili ishte 50 km në veri të Distriktit federal të Kaukazit verior, që vlerësohej si kazan i vlimit të grindjeve etnike, seperatizmit nacional dhe represionit të Rusisë që nga shkatërrimi i BRSS-së, e që në dy vitet e fundit, në regjionet e shumta malore, kishin ndodhur autobomba, atentate, luftime mes luftëtarëve musliman dhe forcave ruse, ku ishin vrarë ose plagosur më shumë se 1.500 njerëz. Perëndimi, kryesisht e përcepton se Rusia nuk është e kërcënuar nga terrorizmi islamik, më shumë sesa perëndimi, kjo vlerësohet si përceptim i gabuar nga studiuesit rus, që përgjithësisht të tillët janë mbështetës të politikave qeveritare të Rusisë. Madje të tillët përpjeken ta arsyetojnë duke theksu që Rusia ka humbur më shumë jetë njerëzish nga sulmet terroriste islamike sesa Franca, duke u referu në rastin e 224 pasagjerëve të rastit të 31 tetorit 2015, të avionit në Sinai, e cila ndodhi vetëm një muaj pasiqë Rusia ishte përfshirë në luftën civile në Siri. Pastaj duke vazhdu të pretendojnë për rastet e sulmeve të terroristëve islamik në Dagestan, ku ishin rritur aktivitetet potenciale terroriste, por edhe në regjione të tjera të Rusisë( nënkupto kryesisht në ato regjione me musliuman etnik), derisa në Çeçeni si një rajon më i nxehtë potencial për terrorist islamik, ai kontrollohej rreptësisht nga “ushtari i Putinit” Ramazan Kadirov, derisa vetë Rusia është kursyer nga sulmet e mëdha terroriste islamike. Të njejtët vazhdojnë duke u përpjekur që të gjejnë dhe mbështesin këtë në argumente të caktuara, e që mund të kutpohet se qëllimisht fshehen disa fakte tjera të rëndësishme. Të tillët theksojnë që Rusia ka njohur islamizmin si një ndër fetë dhe traditat e këtij vendi, bashkë me fetë tjera si krishterizmin ortodoks, budizmin dhe hebraizmin, si dhe duke qenë Perandoria Ruse një vend multietnik, multireligjioz gjë që ka bërë të amortizohet impakti i dhunës islamike. Edhe pse Rusia sërish është e angazhuar për konfrontim me Perëndimin, ajo ka shumë më shumë të ngjarë që kërcënimi real ndaj saj të vije nga jugu.
Natyrisht që edhe këta faktorë kanë ndikuar, si bashkëjetesa e gjatë, asimilimi dhe lojalizimi i muslimanëve ndaj pushtetit rus, mënyra e trajtimit të tyre nga shteti rus vis-à-vis me mënyrën e trajtimit të emigrantëve musliman në perëndim( ku dallon rrënjësisht, secili e di, sesi u trajtuan muslimanët çeçen, Dagestanas, Ingush, në vitet 1992-2000, apo edhe më parë në luftën kundër Afganistanit, duke i nënshtru ndaj Kremlinit, e kjo nuk ka ndodhur askund në Europën perëndimore). Edhe pse Rusia mirëfilli e di që Perëndimi paraqetë kundërshtarin e saj kryesor dhe të pakalueshëm, derisa asnjë rrezik nga jugu( vendet islamike) dhe terrorizmi islamik nuk i paraqetë për faktin që ato mund t’i shtyp me forcë ushtarake, siç historikisht e ka bërë.

Duke qenë se popullata muslimane në Rusi, përbënë grupin e dytë më të madh fetar në Rusi dhe popullatën më të madhe muslimane në gjithë Europën, e sidomos grupet etnike muslimane si Azerët, Bashkirët, Çeçenët, Kazakët, Tatarët etj. Muslimanët etnik, si p.sh: nga Azerbejxhani, Taxhikistani, Uzbekistani janë detyru të ikin për në Moskë a në vendet tjera të Rusisë, me qëllim që t’i ikin kushteve armiqësore ekonomike në vendlindjet e tyre që ushtrohen nga politika rusofile. Muslimanët e Rusisë, duke qenë se janë nga grupe të ndryshme etnike, kanë qëndrime dhe synime të dallueshme, e kjo e bënë që edhe më shumë edhe më lehtë të jenë t’i përçajnë, apo edhe t’i kundërvejnë njëri kundër tjetrit. Militantët islamik të Kaukazit verior, kanë bërë thirrje shumë shpesh tek muslimanët e Rusisë, që të ngriten kundër Rusisë, ashtu siç edhe Doku Umarov më 2013, kishte bërë thirrjet tek muxhahedinët e Tataristanit dhe Bashkortostanit, edhe pse kjo nuk pati efekt.

Prandaj përfundimi i Rusisë, në një situatë ku të gjithë i ka kundërshtar, duke filluar edhe nga opozita dhe oponentët politikë rus, pastaj ukrainasit, e të gjithë popujt të etnive të tjera joruse brenda federatës së Rusisë, e më së keqi, duke u konfrontu hapur me Perëndimin, e bënë të pashmangshme shpërbërjen e kësaj federate.

Please follow and like us: