Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Ku flet shpirti flet dashuria

Ambiciet e mëdha të egos,
fundosin kreativitetin e shpirtit
Vlora Obertinca
Jeta është garë në të cilën kemi shumë konkurrentë që na sfidojnë për të arritur në caqet e caktuara. Konkurrenca është shumë e mirëseardhur, sepse është një impuls për të na shtyrë përpara dhe aty i masim forcat tona me të tjerët, në mënyrë që ta pozicionojmë veten tonë në shoqëri. Kjo është ajo pjesa e garës së egos sonë, bie fjala duam të bëhemi profesor, doktor, arkitekt i shquar, të cilën mbase pas një periudhe të caktuar edhe e arrijmë, qoftë edhe deri te grada ‘doktor shkencash’.
Dhe diku kah pjesa e dytë e jetës fillojmë të ndjehemi bosh përbrenda vetes sonë sepse një jetë të tërë kemi realizuar vetëm kërkesat e egos. Asnjëherë nuk jemi marrë me anën shpirtërore bie fjala, t’i bëjmë pyetje vetes “ooo shpirt, çka po don? Ooo shpirt çka po të mungon”, në mënyrë që ta dëgjojmë zërin e brendshëm që është zëri i arsyes. Nëse biem në qetësi dhe e dëgjojmë zërin e arsyes, do ta kuptojmë që na paska ikur jeta shumë shpejtë dhe nuk e paskemi gëzuar siç kemi dashur.
Andaj, në pjesën e dytë të jetës, merrni frenat e jetës në dorën tuaj dhe ngadalësoni ritmin e egos, në mënyrë që ta ulni stresin dhe t’i jepni hapësirë jetës shpirtërore.
Aty ku flet shpirti flet dashuria, aty ku flet dashuria flet lumturia e ku flet lumturia vetshërohen triliarda qeliza në trupin tonë.
Please follow and like us: