Albspirit

Media/News/Publishing

Mësojeni: Publiku i uritur për Art është gjirokastriti!

Mevlan Shanaj

Mësojeni: Publiku i uritur për Art është gjirokastriti!

Para disa ditësh shkrova për Festivalin e Teatrove në Gjirokastër që nisi në dt. 5 nëntor dhe mbyllet më 11 të premten. Jam i mahnitur gjatë këtyre ditëve nga interesimi i publikut të këtij qyteti! Një publik që të jep krenari! Salla mbushet përnatë me familjarë të civilizuar! Reagimi gjatë shfaqjeve! Më ktheu pas në vitet e adoleshncës në madhështinë e ritualit teatër publik në Teatrin Popullor të Tiranës së asaj kohe! Gjirokastritët nuk rreshtin së duartrokitur aktorët! Është shumë emocionuese ky çast i përnatshëm! Tërë këto ditë nëpër qytet më duket si një festë kombëtare mënyra se si të përshëndesin njerëzit në rrugë! Në ngjitjen më të vështirë, ndalojnë makinën dhe të thonë: Mirë se na keni ardhur në Gjirokastër! Jeni krenari kombëtare! Sa shumë të mpakin fjalët e këtyre njerëzve! Me sa përgjegjësi ngarkohesh! Faleminderit Gjirokastër që më ke bërë të skuqem nga respekti juaj! Një mikpritje të pa krahasuar në çdo hap të qytetit! Jam i shastisur!

Please follow and like us: