Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik nga Avdush Canaj

 

SHITJE

Shes stilografin

për një litër qumësht

e pak bukë

Ngjyrën e jap falas.

 

MASKA

E barte maskën e pëllumbit

si një aktor me mjeshtëri

një ditë të rrëshqiti, ra

t`u pa fytyra e korbit të zi

oi

ne mendonim

pëllumb ishe ti.

 

HAJDUTËRISHT

Me yjet në celular

derisa flisja kaltërisht,

lakuriqët në dhomën time

hyrën hajdutërisht.

 

Si të pa shpirt

që janë ata prore,

m`i vodhën poezitë

e tregimet trëndafilore!

 

Duke ikur vrik

si era për dritare,

u kishin rënë rimat,

metaforat me kollare!

 

S`kanë fituar asgjë,

e di edhe pëllumbi i Redonit ,

në fletore gjethesh m‘i ruajnë

kumritë e ballkonit.

 

Degët duartrokasin

 

Degët duartrokasin

gazmendshëm

për ardhjen e pëllumbave

hapin

dritaret e haresë

me violina luajnë

uverturën e mëngjesit.

 

EDHE KUR VJEN VJESHTA

Edhe kur vjen vjeshta

ti je lule e çelur

Nga flokët e tua

s‘ikin fluturat

as mollëkuqet.

Aty e ka shtëpinë

melodia.

e këngës sime.

Please follow and like us: