Ambasadorja Peleg viziton selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve
Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, zhvilloi një vizitë në selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Tiranë. Ambasadorja u prit nga Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
“Vizitë magjepsëse në Teqenë e komunitetit bektashian në Tiranë. Mësova për fenë, vizitova muzeun dhe takova njerëzit pas tij. Faleminderit Baba Mondi për mikpritjen e ngrohtë dhe durimin. Dhe faleminderit për miqësinë tuaj me Izraelin!”, shkruan ambasadorja Peleg në Twitter.
Please follow and like us: