Albspirit

Media/News/Publishing

PREMIERE BOTERORE në Festivalin më të madh të Anglisë për muzikën klasike bashkëkohore!

PREMIERE BOTERORE në Festivalin më të madh të Anglisë për muzikën klasike bashkëkohore!
Soliloquy VII për Klarinetë dhe Piano Rezonante: një mbrëmje plot emocion, me një pritje fantastike nga publiku që kish mbushur sallën!!
I vetëm në atë hapësirë të gjërë në sallën mahnitëse të periudhës së Mbretëreshës Viktoria, instrumentisti nga Parisi Jérôme Comte kish shumë se ç’të thoshte. Dhe i tha të gjitha, me nge, me zë të lartë dhe me zë të ulët. Ndërsa mua në sallë m’u duk sikur e mbajta frymën për 15 minuta!
Ka plot nota kjo pjesë; të mëdha dhe të vogla; por muzikantit parizian nuk i bëri syri cërr! Ai i luajti të gjitha me rradhë: notat e gjata sikur mbanin iso, ndërsa ato të voglat vetëm fluturonin!
Tingujt e klarinetës që shkonin poshtë e lart, nëpërmjet rezonancës së pianos, pa pianist, vetëm me pedalin e shtypur gjatë gjithë pjesës, shpërndaheshin në të gjithe sallën. Dhe teknikët e BBC-së, i mblidhnin të gjitha një nga një në autobuzin e tyre, për t’i transmetuar në radion kombëtare të Anglisë për muzikën klasike.
Një mbrëmje e paharruar! Ky ishte koncerti i parë i Ensemble Intercontemporain në këtë festival – Mecca e Muzikës Bashkëkohore në Angli – por jam i sigurtë që nuk do të jetë i fundit!
Duke i uruar njeri tjetrit natën e mirë, Jérôme më tha: “Ti ke punuar shumë për këtë pjesë”!
“Po”, i thashë, “kam punuar shumë, por të bëra dhe ty të punosh shumë”!
MERCI
Jérôme Comte!!
MERCI
Ensemble intercontemporain!!
Please follow and like us: