Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Largimi i një personi nga lidhja intime…

“Largimi i një personi nga një lidhje intime rezulton të jetë bekim”, Vlora Obertinca.
“Nëse dikush shmanget nga ju apo ju ka braktisur, mos u mërzitni sepse nuk është personi i duhur për ju. Universi konspiron me ne vazhdimisht në të mirën tonë andaj, edhe e largon nga ne personin e gabuar.
Zgjohuni në mëngjesin e nesërm, rregullohuni dhe vishuni bukur, kokën lartë, krenohuni me veten tuaj sepse e meritoni. Përkëdheleni veten me gjëra të bukura deri sa të ndjeheni si mbret apo mbretëreshë. Pastaj mendoni, njeriu që ka ikur, a e meriton të ketë në krah një mbret apo mbretëreshë si JU? Ka diçka më të madhe mbi ne. Kjo është inteligjenca e pafund apo KRIJUESI i ynë, që na ka dhënë frymë dhe jetë për ta gëzuar, jo për t’u pikëlluar. Kjo inteligjencë e pafund ka një plan më të mirë për JU dhe për këtë e ka larguar këtë njeri në kohën dhe vendin e duhur.
Gëzojeni çdo moment të jetës sepse, njeriu i zemrës është pak më tej, aty ku Universi e ka fshehur nga JU që t’ju befasojë në mënyrën më të mirë të mundur, shumë më mirë nga sa e keni menduar.
Andaj, relaksohuni dhe BESONI sepse, atë që e keni ëndërruar, tanimë e keni në pëllëmbë të dorës”.
Please follow and like us: