Fatmire Duraku: Drenusha
Trioletë
I
Eci dhe eci, shkeli mbi gjurmë
Të një drenushe ca të frikësuar
Që ik hijes së vrasësit të murrmë
Eci dhe eci, shkeli mbi gjurmë.
Gjahtari i lodhur bie në gjumë
Pylli shkundet, hëna ik vetmuar
Eci dhe eci, shkeli mbi gjurmë
Të një drenushe ca të frikësuar.
II
Ylli Agon me atë dritë të vjetër
Më ndjek nga e ec pragun e derës
Ku shkoi vallë me këtë ecje tjetër
Ylli Agon me atë dritë të vjetër.
Shtëpia te kroi, me çati, me ketër
I bënë ballë çdo stuhie të verës
Ylli Agon me atë dritë të vjetër
Më ndjek nga e ec pragun e derës.
III
Gjurmët ja ikin rreth e rreth kroi
Një, dy, tre kush hyri këndej muri
Marr shkopin e vjetër e dal te ftoi
Gjurmët ja ikin rreth e rreth kroi.
Të njëjtat gjurmë i njoh dhe i hetoj
Ja drenusha pi ujë në krua te guri
Gjurmët ikin rreth dhe rreth kroi
Një, dy, tre kush hyri këndej muri.