Anila Kalleshi: Kurat me kumbullat e thata për jetën njerëzore
Kumbullat e thata janë konsideruar pozitive për aparatin tretës, mirëpo studimi i ri tregon për ndikimin e tyre pozitiv në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut. Kumbullat e thata ulin nivelin e LDL-kolesterolit (kolesterolin e keq) dhe në këtë mënyrë parandalojnë edhe zhvillimin e arterosklerozës.Kumbullat e thata përmbajnë përbërës të ndryshëm, siç janë kaliumi, magnezi dhe bori, të cilët kanë aktivitet të lartë antioksidues. Kumbullat e freskëta janë të pasura me vitaminë A, B1, B2 dhe aktivizojnë shumë substanca antioksidante, të cilat luajnë rol kyç kundër plakjes së qelizave.
Kumbullat përveçse të shijshme janë të famshme për vetitë e tyre laksative. Ato janë të përbëra në masën 87% nga uji, janë të pasura me kripëra minerale, fosfor, kalcium, magnez dhe mbi të gjitha potas. Në rast se keni probleme kapsllëku, këshillohet të hahen deri në 100 gramë në ditë, në mënyrë që të rregullohet funksioni i aparatit tretës. Në rastet kur konsumoni kumbulla të thata, atëherë këshillohet ti fusni një ditë më parë në ujë, në mënyrë për të riaktivizuar vetitë laksative. Pijeni edhe ujin në të cilin kanë qëndruar kumbullat.
Please follow and like us: