Albspirit

Media/News/Publishing

Zana Avdiu: Dhunuesit nuk janë familje, ata janë armiq

 

Nuk jemi amaneti i kërkujt.

Nuk jemi nderi i kërkujt.

Nuk jemi bekim.

Nuk e kemi obligim të martohemi.

Nuk e kemi për obligim të bëhemi nëna.

Nuk duhet të njihemi vetëm si nëna, motra, vajza, gruaja, e dashura e dikujt, sepse para kësaj jemi vetja.

Nuk mund të na përziheni se çka veshim.

Nuk mund të na përziheni nëse flasim apo qeshim.

Nuk mund të na thoni “kjo të ka hije e këtë s’mund ta bësh”.

Nuk mund të vendosni për ne.

Nuk mund të na tregoni si të jetojmë. Nuk jemi prona juaj.

Ne do të vendosim për veten tonë.

Ne do ta jetojmë jetën tonë.

Ne do të çlirohemi nga ju.

Ne do të jetojmë të lira!

Nuk mund të na përziheni!

Nuk guxoni të çoni dorë!

Duhet të mësoheni me këtë! Duhet të mësoni për këtë!

Andaj, ne nuk do të heshtim. Ne do ta fitojmë luftën!

Dhunuesit nuk janë familje, ata janë armiq.

Andaj, mos i mbroni armiqtë, por denonconi dhunën!

Please follow and like us: