Albspirit

Media/News/Publishing

Shkrimtari Reshat Sahitaj promovon librin “Diplomacia pas perdeve”

Është bërë promovimi i librit “Diplomacia pas perdeve”, nga veprimtari dhe shkrimtari Reshat Sahitaj në Kolegjin AAB. Ky libër që flet për rolin që kanë pasur diplomatët e huaj dhe të vendit, për të promovuar Kosovën veçanërisht në kohën e luftës për të njoftuar botën mbi situatën, u vlerësua lart edhe nga mysafirja speciale në Kolegjin AAB, politikanja e njohur gjermane njëherazi ish deputete e Parlamentit Evropian, Doris Pack.

Ajo tha se ka tentuar vazhdimisht që zëri i Kosovës të dëgjohej në Parlamentin Evropian, sidomos në kohën kur po ndodhte lufta në vitet 1998-1999. Tutje Pack shtoi se është tejet falënderuese ndaj shkrimtarit Sahitaj, që ka vlerësuar kaq lartë kontributin e saj, për të cilin tha se është bërë vetëm që gjeneratat e reja të jetojnë të lirë e në paqe.

Shkrimtari Reshat Sahitaj tregoi se libri është një punë 20 vjeçare, i bazuar në përvojat që ai ka pasur por edhe ngjarjet e tjera të rëndësishme në Kosovë. Ndër të tjera, tha se libri është një kontribut modest nga ana e tij.

Edhe prof.assc.dr Eqrem Zenelaj recensent i librit, përmendi faktin se ky libër trajton tema tejet të rëndësishme, duke renditur kronologjikisht të gjithë personalitetet që luajtën rol kyç në historinë e shtetndërtimit të Kosovës.

Please follow and like us: