STAFI I KOLEGJIT AAB, PJESË E SESIONIT INFORMUES RRETH ‘PARANDALIMIT TË NGACMIMEVE SEKSUALE NË VENDIN E PUNËS’
Një pjesë e stafit të Kolegjit AAB ka marrë pjesë në sesionin informues të organizuar si një nga projektet e radhës të UN Women në Kosovë.
Sesioni ishte pjesë e projektit “Komponenti gjinor në promovimin e punës së denjë përmes menaxhimit të sigurisë dhe shëndetit në punë”, ku u diskutua për shqyrtimin e politikave të parandalimit të ngacmimit seksual në universitete dhe hapat e parë të identifikimit të lehtë të ngacmimit seksual, me inkurajimin e raportimit.
Pjesëmarrësit patën rastin të shkëmbejnë përvojat dhe politikat e universiteteve të tyre, ndërsa morën pjesë rektorë, ligjërues, e drejtues të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë.
Nga Kolegji AAB të ftuara ishin: drejtoreshë e administratës, Albulena Ramadani, koordinatorja për sigurim të cilësisë, Diellza Olluri, profesoresha e Fakultetit të Gjuhës Angleze, Eriona Ajvazi, koordinatorja për sigurim të cilësisë dhe asistentja e Fakultetit të Gjuhës Angleze, Aida Thaqi, si dhe koordinatorja e Qendrës së Karrierës, Gresa Makolli./ (https://aab-edu.net/)