Yzedin Hima: Është kohë pendese
Era
i theu kambanat këtë mëngjes
midis ëndrrës, jehona e kambanave
theu cipën e akujve
dhe u përcoll larg
shpirtrat lakuriq u drodhën
e mbërdhinë fort këtë mëngjes
era
i theu kambanat
midis jetës dhe vdekjes
shpirtrat u drodhën
midis krimit dhe mëshirës
shpirtrat u lodhën
është kohë pendese
për shpirtrat e lerosur
është kohë ringjallje
për shpirtrat e varrosur
era i tundi fort kambanat
dhe theu cipën e akujve.
1990.
Please follow and like us: