Albspirit

Media/News/Publishing

KOLEGJI AAB ORGANIZON TRAJNIMIN E RADHËS NË PËRDORIMIN E APLIKACIONEVE MICROSOFT OFFICE

13 Janar 2023

Qendra e Karrierës së Kolegjit AAB në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Kompjuterike do të organizojnë trajnimin e radhës për zhvillimin e shkathtësive të studentëve në përdorimin e aplikacioneve të Microsoft Office, MS Word dhe MS Excel i avancuar.

Studentë të përzgjedhur të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB do të jenë trajnues për 4 javë, duke dëshmuar përkrahjen që u ofrohet studentëve dhe aftësitë që fitojnë ata, për të ndihmuar studentët e tjerë të Kolegjit AAB.

Të interesuarit për pjesëmarrje në trajnim mund të regjistrohen në këtë link: https://qendraperkarriere.aab-edu.net/

Për çdo pyetje shtesë mund të kontaktoni koordinatoren e Qendrës së Karrierës përmes emailit: gresa.makolli@aab-edu.net

Kolegji AAB organizon trajnimin e radhës në përdorimin e aplikacioneve Microsoft Office

Please follow and like us: