Albspirit

Media/News/Publishing

Ilmi Kasemi: SHËN VALENTINI NË TRE STUDIO

(Statuja është në dimensionin 3 m e 20 cm)
Nuk dua të bëj vuajtësin, por dita e shënjtorit të dashurisë që po vinte, më bëri që të vuaj.
Janë emocionet dhe idetë ato që na rrëmbejnë nga jeta e ngrohtë në shtëpi pranë zjarrit.
Por idetë dhe emocionet të ngrohin si asnjë zjarr.
Java që shkoi qe shumë e ftohtë dhe “marrëzia e frymës shpirtërore”, përballë temperaturave nën zero është joshëse.
Edhe uji ngriu e u bë akull në të gjithë depozitat e kovat. Më duhej të shkrija copa akulli, me zjarrin e bombolave të gazit që të gatuaja allçinë.
Punova jashtë në oborr edhe në temperaturën minus pesë apo gjashtë.
Ndryshe me sa kohë ka kaluar nuk bëhej.
U nis kjo statujë gati një dekadë më parë, pastaj e preva në copa dhe e riformova në studion e dytë dhe këtë javë e në vazhdim do t’a përfundoj në studion e tretë, në këtë të vërtetën.
Kur ta përfundoj, në ditët e bukura të pranverës që po vijnë do t’i kërkoj gjithë bashkive të qyteteve të Shqipërisë ta vendosin. Natyrisht Tirana është më afër.
Por nëse askush nuk përgjigjet do bëj vetë një shesh të Sh. Valentinit në “parkingun” e studios time këtu në katun.
Vendi buzë rrugës e lumit Erzen është fantastik për të vendosur një statujë.
Por financa mbetet fantazmë në kokat e artistëve.
Ura e Beshirit
Tironë.
14.2.2023.
Please follow and like us: