Albspirit

Media/News/Publishing

Helmohen qindra studentë në të paktën 16 shkolla në 7 qytete Protestat e familjarëve në Ardabil dhe Divandarreh

Helmimi i qëllimshëm i nxënëseve, i cili rifilloi pas përfundimit të festimeve të Novruzit, Vitit të Ri Iranian, vazhdon me më shumë intensitet sot. Faqja shtetërore Shabake Sharq shkroi më 8 prill: “Zinxhiri i helmimit të studentëve vazhdon… Drejtori i Përgjithshëm i Çështjeve të Sigurisë dhe Zbatimit të Ligjit të Ardabilit njoftoi: Rreth 400 studentë janë dërguar me urgjencë në spital dhe janë nën mbikëqyrjen e mjekëve… Sot para mesditës disa nxënëse nga shkollat e vajzave në Din dhe Danesh, Efaf, Meraj, Khalaban, Zaker, Dadman, Baharan, Sama dhe një sërë shkollash të tjera në Ardabil, janë helmuar dhe kanë simptoma të përzierash dhe të vjellash.

Siç citohet nga media shtetërore Hamshahri, nënkryetari i Universitetit Jundishapur të Shkencave Mjekësore në Ahvaz ka thënë: Sot, më 8 prill, patëm raportime për helmim të nxënëseve në dy shkolla të vajzave në qytetet Haftkel dhe Ahvaz. Faqja shtetërore Khabar Fori raportoi sot se në Haftkel janë helmuar për herë të dytë nxënëse të shkollës së mesme Hajar dhe 20 prej tyre janë dërguar në spital. Nxënëset e shkollave të vajzave Parvin Etesami dhe Bent Al-Hada në Divandareh u vunë në shënjestër të një sulmi kimik dhe 15 prej tyre u dërguan në spital. Nxënëset e shkollës së vajzave Fadak e të një shkolle tjetër në Naqadeh dhe 20 nxënëse të shkollës së vajzave Khayyam në Pardis, në provincën e Teheranit, u prekën nga gazi toksik. Familjarët e studenteve kanë protestuar jashtë shkollave në Ardabil dhe para spitalit në Divandarreh duke thirrur parulla kundër regjimit.

Në rrethana të tilla dhe në muajin e pestë të këtyre krimeve zinxhir, vijojnë justifikimet qesharake dhe deklaratat kontradiktore të drejtuesve të regjimit dhe të organeve të sigurisë, politikës dhe propagandës. Siç citohet nga faqja shtetërore Etemad Online, Hamid Kazemi, kreu i “Task Forcës për Gjetjen e Fakteve rreth Helmimit të Studentëve” tha më 7 prill në parlamentin e regjimit: “Disa studentë mund të bëjnë gjëra të tilla nga djallëzia, dhe është e nevojshme që në shkolla të formohen mbrojtje jo operative për të parandaluar incidente të tilla… Dhe mendoj se pas dy javësh do të mund të paraqesim një raport për këtë çështje në sallën e hapur të Majlis-it”.

Zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), tha se qëllimi i regjimit antinjerëzor të mullahëve për kryerjen e këtij krimi madhor dhe sistematik është përballja me kryengritjen dhe hakmarrja ndaj vajzave dhe grave që janë në krye të luftës për përmbysjen e këtij regjimi. Ajo theksoi edhe një herë nevojën për hetime të pavarura nga misioni ndërkombëtar faktmbledhës dhe institucionet përkatëse të Kombeve të Bashkuara dhe marrjen e menjëhershme të veprimeve për ndalimin e këtij krimi masiv.

Please follow and like us: