Binak Kelmendi: Nuk pres më lajme
Ka kohë që nuk shkoj në punë
Për të pritur lajme
As t’i dëgjoj
As t’i shkruaj
Përcjell me ndonjë koment
Dhe që nuk zgjohem me diellin
Që nuk më tremb gruaja,
“çohu, u vonove”
Tek e hap derën
Me këpucët e mia në duar
të dal jashtë i lustruar
me hekur
e me dhëmbë të larë
Për flokë, nuk bëhet fjalë
Nuk më përshëndet askush rrugës
Në ballkonin tim
Rris sytë e verës
Nën vrimat e derës
Qentë lehin në kalimtarë
Tek pjerdhin në barin pranveror
Me turrjet epshore
Ndonjë rè vesohet në Gërmi
Me gjethe toke përmbi
Nuk më bën më për lajme…
Pesëdhjetë vjet i prita.
Më bëhet kot
Nuk vijnë më dot
Tash
Shtet
Jam
Vetë
Me pensionin e ngrirë
Please follow and like us: