Albspirit

Media/News/Publishing

Ganimete Ahmeti: Ah, moj Hanë!

 

 

Ah moj Hanë, kam shumë sene

për me t’thanë.

Po e pres ditën për me shkue,

Me ardh nata me ty me bisedue…

 

A moj Hanë, sa shumë dritë sante

po ban,

po don shpirtin me ma shërue,

krejt çka kam në zemër ty me t’i tregue.

 

Ah moj Hanë, kta sy prej lotëve

kurrë s’m’u thanë, sa gjatë netët i kam numrue.

sa shumë sene t’i kam tregue.

Se veç ti m’ban shoqni në ditët e vetmisë…

 

Sa pikllim kam në sy,

sa shumë halle ndaj me ty,

kur errësira më kaplon,

kur askënd afër s’e kam,

Ti moj Hanë, dritë më ban,

sa shumë shpirtin ma qetëson…

Please follow and like us: