Një foto e rrallë e Musine Kokalarit dhe e Drita Kosturit
Më 25 qershor 1934, u shkrep kjo foto e Musine Kokalarit dhe e Drita Kosturit.
Dy bashkëstudentet në Romë, Kokalari për letërsi dhe filozofi, ndërsa Kosturi për mjekësi, ushqyen që në moshë të hershme ideale mbi progresin e Shqipërisë. Ndonëse kaluan një kalvar përndjekjesh dhe vuajtjesh gjatë regjimit diktatorial, dy mikeshat demonstruan qendresë dhe kurajo të pashoqe.
Një nga figurat më të ndritura shqiptare, mendimtari dhe françeskani At Zef Pllumi, shkroi për fatet e trishta të Musinesë dhe të Dritës, në veprën monumentale “Rrno për me tregue”. “Sakrificat e saj për mue, kurrë nuk do t’i harroj. Po të porosis që, në kjoftë se vjen ndoniherë dita e lirisë, ajo duhet konsiderue si mike e Urrdhnit Françeskan.”- shkruante Padër Zefi.
Vitin e shkuar, familjarët e veprimtares politike, Kokalari, dhuruan pranë AQSH-së dokumente që përfshijnë të dhëna mbi themelimin e Partisë Social-Demokrate (PSD), krijime letrare dhe trajtesa monografike. Ky korpus i veprës së Kokalarit iu bashkëngjit fondit personal të saj, të përbërë nga 100 dosje, që datojnë në intervalin e vjetëve 1921-1983, duke mbuluar në mënyrë të konsiderueshme jetëshkrimin e saj./drejtoria e arkivave
Please follow and like us: