Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: 4 Korriku

 

Ndër Etërit Themelues të Shteteve të Bashkuara renditen disa prej figurave më të shquara të historisë. Së bashku, ata bashkuan 13 kolonitë, fituan Luftën Revolucionare, krijuan një komb të ri dhe shkruan disa nga dokumentet më të shquara në historinë amerikane, duke përfshirë Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën e SHBA. Ata ishin dhe mbeten pesha të rënda historike, veçanërisht shtatë figurat kryesore si John Adams, Alexander Hamilton, John Jay, Thomas Jefferson, Benjamin Franklin, James Madison dhe George Washington.
Këta ishin njerëz seriozë me fjalë të forta dhe veprime me peshë. “Ata ishin njerëz të hekurt”, tha një herë Abraham Lincoln. Natyrisht, së bashku me kontributet e tyre në krijimin e Shteteve të Bashkuara, duhet të pranojmë edhe elefantin në dhomë: Shumë nga këta njerëz kishin skllevër. Në të njëjtën kohë ata luftonin për lirinë e disave, dhe merrnin pjesë aktive në shtypjen e të tjerëve.
Ata lanë pas një trashëgimi të ndërlikuar. Këta burra jetuan kohë të errëta dhe të diskutueshme, gjatë të cilave mbanin fjalime dhe shkruanin ese dhe letra që frymëzuan bashkëkohësit e tyre, me fjalë të mençura dhe klithma nxitëse të tilla si “Më jep lirinë, ose më jep vdekje” të Patrick Henrit! Përveç këtyre citimeve të njohura, Etërit Themelues bënë gjithashtu shumë vërejtje të mprehta, dhe herë pas here më pak të njohura. Këtu janë disa nga më të mirat, që mbulojnë gjithçka, nga mbajtja e sekretit deri te çështjet e stilit.
Falënderoj Zotin, që më dha kokëfortësi, kur e di që kam të drejtë.
John Adams
Një çip mbi supe është një bagazh shumë i rëndë për t’u mbajtur gjatë gjithë jetës.
John Hancock
Mendoj se një rebelim i vogël herë pas here është gjë e mirë dhe po aq i nevojshëm në botën politike sa stuhitë në atë fizike.
Thomas Jefferson
Tre mund të mbajnë sekret, nëse dy prej tyre kanë vdekur.
Benjamin Franklin
Thelbi i Qeverisë është pushteti; dhe pushteti në duart e njeriut, do të jetë ndonjëherë i rrezikuar nga abuzimi.
James Madison
Të mençurit e dinë shumë mirë dobësinë e tyre për të supozuar pagabueshmërinë; dhe ai që di më shumë, e di më së miri se sa pak di.
Thomas Jefferson
Është më mirë të mos ofroni asnjë justifikim sesa një justifikim të keq.
Xhorxh Uashinton
Nuk pres kurrë të shoh një vepër të përsosur nga njeriu i papërsosur.
Alexander Hamilton
Nuk është e lehtë të jesh i mençur për të gjitha kohërat, madje as për të tashmen – aq më pak për të ardhmen; dhe ata që gjykojnë të kaluarën duhet të kujtojnë se, kur ajo ishte e tashme, e tashmja ishte e ardhmja.
Guvernator Morris
Në çështjet e stilit, notoni me rrymën; në çështjet parimore, qëndroni si shkëmb.
Thomas Jefferson
Lëvizjet e mia drejt karriges së qeverisë do të shoqërohen me ato të një fajtori që shkon në vendin e ekzekutimit.
George Washington (30 ditë para inaugurimit të tij të parë)
Please follow and like us: