Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Lulzim Basha, monopol i pushtetit

 

Seanca e parë e Kuvendit dhe kryetarja deklaron se, Lulzim Basha është kryetar i grupit parlamentar i Partisë Demokratike. I kanë mbetur vetëm 9 veta nga mbrapa, ose 9 deputetë dhe aq. Megjithatë ai është kryetari i një forcë politike (gjithmonë sipas siglës) prej 54 deputetësh. Kjo sipas kryetares së pushtetit. Sikur minimalja të ndodhte nga kryetarja apo Kuvendi, më e pakta proçedurë, por nuk ndodh. Ka vetëm një deklaratë të thatë. ky është. Nuk u kërkua as për proçedurë që të mbahej ndonjë mbledhje, apo të kërkohej dorëheqja e atij që po e luan këtë rol deri këto momente etj., por menjëherë ky Luli është kretari i grupit parlamentar i juaji. Ka 9 deputetë dhe e di që ju keni edhe 45 të tjerë, por ky është kryetari. Këtë duam, këtë do njohim. Tani vetëm të jesh idiot dhe të mos e kuptosh se, e kujt është opozita e Lulzim Bashës? Eshtë e shqiptarëve opozitarë, apo vegël e pushtetit? Megjithatë nëse kanë mbetur aty pesë burra të mënçur duhet urgjentisht t’i japin drejtim opozitës reale. Ose asaj shumice që mirë pushteti po shkatërron, por edhe kryeneçësia brenda sojit. Opozitën nuk e bën aspak një sigël me flokë të shkurtër apo me flokë të gjatë. Asesi! Lulzim Basha është faqja e zezë e stanjacionit dhe nuk ia vlen më për asgjë. Pasi është totalisht një aset a monopol qeveritar. Akoma nuk është tharë vula, madje edhe komisionet zgjedhore njohin atë si kryetar. E njihnin edhe kur nuk ekzistonte, kur nuk ishte në parlament pasi kishte periudhën e vegjetimit. Opozita vet u shkërdhye me shkopinj gome qeverie, me gaz lotsjellës etj., Luli vegjetonte. Dhe kur shfaqej, dilte në ca video bizarre bash me pushtetarët. Nga ana tjetër kjo përçarje totale ka shitur me dhjetra demokratë kudo, sidomos provincave apo bastioneve, vetëm për pak pushtet apo ndonjë çertifikatë pronësie etj. Megjithëse Edi Rama mban në burg për 40 euro votën një kryetar bashkie si Himara. Edhe kjo e pa vertetuar plotësisht. Ka blerë vetë gjithë bastionet e demokratëve me rryshfet të pastër, por është jashtë, jo në burg. Është mbret dhe Zot. Kjo është paradoksale por totalisht reale në Shqipërinë tonë. Keni kaq kohë që gërrvërreni dhe nuk po e kuptoni se opozitarizmi nuk aspak për ju, por për vendin. Negociatat u shtynë, megjithatë propaganda po mbyt njerëzimin me bume turistësht që një Zot e di se çfarë i solli kjo infromalitetit apo tregut të pagave tek shqiptarët. Ka vdekur totalisht balancimi i pushtetit dhe kjo jo për faj të shqiptarëve opozitarë, por tekave se kujt i takon vula. Nëse nuk e keni kuptuar se sa kohë të jetë Rama në pushtet, vula i përket Lulzim Bashës, kot që jeni opozitë. E ardhja e domosdoshme i përket një stadi të ri, një vule të re duke përfshirë pa përjashtim çdo zë opozitar të botës shqiptare.

Please follow and like us: