Muzika e Kompozitorit Simaku në Radio France
Shtëpia Diskografike Britanike NMC Recordings do të publikojë këtë muaj albumin e ri të shumëpritur të kompozitorit shqiptar Thoma Simaku me solistë të Ensemble Intercontemporain të Parisit.
Para publikimit, Radio Kombëtare Franceze “France Musique” në programin e saj të muzikës bashkëkohore këto ditë i ka bërë jehonë CD-së duke transmetuar tre kohë nga Catena II të intepretuar nga Dimitri Vassilakis. Programin e plotë mund ta gjeni këtu: https://www.radiofrance.fr/francemusique/podcasts/le-concert-du-soir/l-ensemble-intercontemporain-dans-deux-pieces-d-enno-poppe-au-festival-de-lucerne-2023-6374708 Catena II (2019-2000) është pjesë e një serie veprash për piano, e cila filloi me premierën e Catena I në Festivalin Nijmegen Moderne Muziek 2019 në Holandë interpretuar nga pianist britanik që tani jeton në Berlin Joseph Houston.
Pjesa është përfshirë në CD-në e publikuar nga Shtëpia Suedeze BIS Records në vitin 2020, i cili mori vlerësim ndërkombëtar.
Siç shkruan kompozitori në shënimin e tij për veprën, “ideja ekstra-muzikore e një vazhdimësie ‘zinxhir’ zbatohet si në nivel makro-strukturor ashtu edhe në atë lokal gjatë gjithë veprës duke vendosur marrëdhënie të ndryshme midis dhe brenda kohëve individuale”.
Catena II “eksploron në detaje potencialin ekspresiv dhe virtuoz të pianos – një instrument ideal për ‘spiralizimin’ e tingujve në mënyra të ndryshme, duke përfshirë një spektër të gjerë ngjyrash, dinamikash, tekstesh dhe sonoritete”.