Albspirit

Media/News/Publishing

‘Solilokuet e Simakut: Visionarë, Virtuosë, Vibrues’

Albumi i ri kompozitorit shqiptar Thoma Simaku, i publikuar nga Shtëpia Diskografike Britanike NMC Recordings, nën interpretimin e solistëve francezë të Ensemble Intercontemporain ka tërhequr vëmendjen e kritikës muzikore ndërkombëtare. Mbas transmetimit në Radion Kombëtare France Musique dhe reçensionit në revistën BBC Music Magazine, një tjetër reçension është botuar këto ditë në revistën Crescendo Magazine në Bruksel.

Kritiku Bernard Vincken e përshkruan diskun e ri si “jo të zakonshëm” dhe solilokuet si “vizionarë, virtuozë, vibrues”, të cilët “shpalosin specifikat ekspresive dhe teknike të intrumenteve, deri në hartimin e një karte identiteti të detajuar – një portret muzikor idiosinkratik që është i plotë, virtuoz dhe në të njejtën kohë pa formalizëm të tepruar”. Reçensioni i plotë në frëngjisht mund të lexohet këtu:
https://www.crescendo-magazine.be/les-soliloques-de-simaku-visionnaires-virtuoses-vivants/

Please follow and like us: