Vdes nobelisti i Paqes, Martti Ahtisaari
Ish-presidenti finlandez dhe laureati i Çmimit Nobel për Paqen, Martti Ahtisaari, ka vdekur në moshën 86-vjeçare, tha zyra presidenciale e Finlandës.
Ahtisaari ishte i dërguari special i OKB-së për Kosovën, i ngarkuar për organizimin e negociatave të procesit të statusit të Kosovës, nga plani i të cilit Kosova më 17 shkurt 2008 shpalli pavarësinë.
President i Finlandës nga viti 1994 deri më 2000, Ahtisaari mori edhe çmimin Nobel për Paqen, në vitin 2008, për kontributin e tij dhënë përfundimit të konflikteve edhe në Indonezi, Namibi apo Irlandën e Veriut.
Pasi u diagnostikua me sëmundjen e Alzheimerit, Ahtisaari u tërhoq nga jeta publike dhe politike./ata
Please follow and like us: