Albspirit

Media/News/Publishing

Irma Kurti, fituese e çmimit prestigjioz “Naji Naaman” në Liban

 

 

Me 2929 pjesëmarrës në konkurs, nga shtatëdhjetë e nëntë vende të botës, me krijime të shkruara në më shumë se tridhjetë gjuhë dhe dialekte, në edicionin e 21-të të çmimeve letrare Naji Naaman (2023) u përzgjodhën 60 fitues, ndër të cilët edhe poetja shqiptare me banim në Itali, Irma Kurti. Ajo vlerësohet me çmimin prestigjioz ndërkombëtar “Naji Naaman’s Literary Prize” në Liban për veprën e saj të plotë në gjuhën angleze tëtitulluar “A story will be extinguished” (Do tëfiket një histori). Çmimet letrare të Naji Naaman kanë filluar të akordohen që në vitin 2002. “Ato u jepen çdo vit autorëve të veprave letrare më të emancipuara në përmbajtje dhe stil, duke synuar ringjalljen dhe zhvillimin e vlerave njerëzore”. Midis 2003 dhe 2009 janë shpërblyer dhe botuar rreth 350 laureatë në mbarë botën.

Si fituese e këtij çmimi Irma Kurti do të mbajë titullin e përhershëm “Anëtare Nderi për  Kulturën” dhe libri i saj do të botohet gjithashtu brenda serisë letrare pa pagesë, projekt ky i krijuar që në vitin 1991.

Irma Kurti është një nga poeteshat shqiptare më të vlerësuara; librat e saj janë përkthyer dhe botuar në 14 vende të botës. Për poezinë dhe prozën i janë akorduar 85 çmime në konkurse të ndryshme letrare në Itali e Zvicër, shumë prej të cilave kanë qenë çmime të para, si dhe në SHBA, Filipine e Kinë.

Please follow and like us: